Akasha – Transkriptimi i videos

Botët e Brendshme, Botët e Jashtme

Pjesa 1, Akasha

Në fillim ishte Dija (Logosi) Big Bangu-u, thirrja e Lashtë Om.
Teoria Big Bang thotë që Universi Fizik lindi nga një pikë e vetme me nxehtësi dhe dendësi të paimagjinueshme që u quajt një singularitet (diçka e paperceptueshme) – biliona herë më e vogël se maja e një gjilpëre.
Nuk dihet se pse apo si.
Sa më e mistershme të jetë diçka, aq më shumë e marrim të mirëqenë sesa e kuptojmë.
Mendohej se përfundimisht forca e rëndesës (graviteti) mund të ngadalësonte zgjerimin ose të mblidhte universin në një përplasje të madhe.
Gjithsesi, imazhet nga teleskopi Hubble tregojnë që zgjerimi i Universit aktualisht është duke u përshpejtuar.
Zgjerohet gjithmonë e më shpejt që nga Big Bang-u.
Në një farë mënyre, Universi ka një masë më të madhe nga sa parashikon fizika.
Duke marrë parasysh masën e pallogaritur, fizikantët shprehen se Universi përbëhet nga vetëm 4% lëndë atomike ose nga ajo çfarë ne konsiderojmë lëndë normale.
23% e Universit është Lëndë e Errët dhe 73% është Energji e Errët – ajo çfarë ne më përpara mendonim se ishte hapësirë boshe.
Është si një sistem nervor i padukshëm që ndërfutet në univers duke lidhur çdo gjë.
Mësuesit e Lashtë Vedic mësonin Nada Brahma – Universi është Vibrim.
Fusha e vibrimit është rrënja e të gjitha eksperiencave të vërteta shpirtërore dhe të investigimit shkencor.
Është e njëjta fushë energjia që shenjtorët, Budat, jogit, mistikët, priftërinjtë, shamanët dhe profetët kanë vrojtuar duke parë brenda vetes së tyre.
Është quajtur Akasha, Thirrja e Lashtë OM, Rrjeta e xhevahireve të Indrës, muzika e sferave, dhe njëmijë emra të tjerë përgjatë historisë.
Është rrënja e përbashkët e të gjitha feve, dhe lidhja mes botëve tona të brendshme dhe botëve tona të jashtme.
Në Budizmin Mahajana në shekullin e tretë ata nuk e përshkruajnë kozmologjinë si më të avancuarën e fizikës moderne.
Rrjeta e xhevahireve të Indrës është një metaforë që përdoret për të përshkruar një mësim shumë të vjetër Vedic që ilustron mënyrën sesi struktura e universit është e endur bashkë.
Indra, Mbreti i zotave, i dha jetë Diellit dhe lëviz erërat dhe ujrat.
Imagjinonin një rrjet merimange që zgjerohet në të gjitha dimensionet.
Rrjeta përbëhet nga pika vese dhe çdo pikë përmban reflektim e çdo pike tjetër uji, dhe në çdo reflektim të pikës së vesës do të gjendet reflektimi i çdo pikëze tjetër.
I gjithë rrjeti, në këtë reflektim dhe në vazhdim, deri në pafundësi.
Rrjeti i Indrës mund të përshkruhet si një Univers Holografik ku edhe grimca më e vogël e dritës përmban modelin e plotë të së tërës.
Shkencëtari Serb-Amerikan, Nikolla Tesla, njihet ndonjëherë si njeriu që shpiku shekullin e 20-të.
Tesla ishte përgjegjës për zbulimin e rrymës elektrike shndërruese dhe shumë shpikje të tjera që janë tashmë pjesë e jetës sonë të përditshme.
Si arsyes e interesit të tioj në traditat e Lashta Vedike, Tesla ishte në një pozicion unik në të kuptuarit e shkencës si përmes modelit lindor ashtu dhe atij perëndimor.
Ashtu si të gjithë shkencëtarët e mëdhenj, Tesla depërtoi thellë në misteret e botës së jashtme, por ai gjithashtu depërtoi thellë në veten e tij.
Si jogit e lashtë, Tesla përdori termin Akasha për të përshkruar ndjesinë eterike që shpërndahet në çdo gjë.
Tesla studoi me Swami Vivekenanda, një jogi që solli mësimet e lashta nga India në Perëndim.
Në mësimet Vedike, Akasha është vetë hapësira; hapësira që mbushet nga elementët e tjerë, që bashkë-ekziston me vibrimin.
Të dyja janë të pandashme.
Akasha është jin-i i jangut të pranës (energjisë).
Një koncept modern që mund të na ndihmojë të konceptojmë Akashën, ose substancën zanafillëse, është idea e fraktalëve.
Që nga vitet 1980, përparimet e kompjuterave na lejuan që të mund të përfytyrojmë dhe riprodhojmë matematikisht modelet në natyrë.
Termi fraktal u shpik në 1980-ën nga matematikani Beoit Mandelbrot i cili studioi ekuacione të thjeshta matematike që, kur përsëriteshin, prodhonin një rresht të pafundëm formash të ndryshueshme matematike ose gjeometrike branda një strukture të kufizuar.
Ata janë të kufizuara por në të njëjtën kohë, të pafundme.
Një fraktal është një formë gjeometrike e parregullt që mund të ndahet në pjesë, ku secila është afërsisht një kopje e zvogëluar e modelit të plotë – një tipar që quhet vetë-ngjashmëri.
Fraktalët e Mandelbrot janë quajtur shenja e Zotit.
Po sheh një vepër arti të krijuar nga vetë natyra.
Nëse e kthen figurën e Mandebrot në një mënyrë të caktuar, do të duket si një Perëndi Hindu ose si një Buda.
Kjo figurë është emërtuar si figura “Budabrot”.
Nëse vëzhgon disa forma arti dhe arkitekture të lashtë, do të vini re se njerëzit kanë një ndërlidhje të fortë me bukurinë dhe shenjtësinë e modeleve fraktale.
Pafundësisht e ndërlikuar, po që njëherësh përmban farën e rikrijimit të së tërës.
Fraktalët kanë ndryshuar pikëpamjet e matematicienëve rreth Universit dhe mënyrës si ai funksionon.
Me çdo nivel të ri zmadhimi, ka dallime nga origjinalja.
Ndryshime dhe shndërrime të vazhdueshme ndodhin ndërkohë që ne kalojmë nga njëri nivel i detajit të fraktalit në tjetrin.
Ky shndërrim është spiralja kozmike.
Intelekti i rrënjosur i matricës kohë-hapësirë.
Fraktalët janë në thelb kaotike – plot zhurmë dhe rregull.
Kur mendjet tona njohin ose përkufizojnë një model, ne përqëndrohemi tek ajo sikur ajo të ishte një send.
Ne përpiqemi ti perceptojmë modelet që shohim si të bukura, por qëtë mund të mbajmë modelet në mendjen tonë, ne duhet të largojmë pjesën e fraktalit.
Për të perceptuar një fraktal përmes shqisave, duhet ta ndalosh së lëvizuri.
E gjithë energjia në univers është neutrale, e përjetshme, e padimension.
Aftësia dhe kreativiteti ynë për të njohur modelet është lidhja mes mikrokozmosit dhe makrokozmosit.
Bota e përjetshme e valëve dhe bota e pandryshueshme e gjërave.
Vrojtimi është një gjest krijimi përmes kufizimeve i vendosur në mendim.
Ne po krijojmë iluzionin e ngurtësisë, të gjërave duke i etiketuar, duke i emërtuar.
Filozofi Kierkegaard u shpreh: “Nëse më emërton, më mohon.
” Duke më vënë një emër, një etiketë, ti më mohon gjithçka tjetër që unë mund të jem.
Ti e ndrydh esencën në të qënit një gjë e vetme duke e përcaktuar, etiketuar, por në të njëjtën kohë duke e krijuar atë, duke përcaktuar ekzistencën atë.
Kreativiteti është natyra jonë më e lartë.
Me krijimin e gjërave lind koha, e cila është ajo që krijon iluzionin e ngurtësisë.
Anjshtajni ishte shkencëtari i parë që kuptoi që ajo që ne e mendojmë si hapërsirë boshe nuk është hiçi (asgjëja), ajo ka veti, dhe në brendësi të kësaj natyre të hapësirës është një sasi thuajse e pashpjegueshme energjie.
Fizikanti i njohur Richard Feynman u shpreh njëherë: ” ka energji të mjaftueshme në një metër kub të hapësirës për të valuar të gjithë oqanët e botës.
” Medituesit e përparuar e dinë që në qetësi gjendet fuqia në e madhe.
Buda ka një tjetër term për substancën fillestare; e ashtuquajtura kalapas, që janë si pjesëza të imta ose valë të lehta që vijnë dhe lëvizin me një shpejtësi trilion herë për sekondë.
E vërteta është, në këtë kuptim, si një tërësi imazhesh në një kamera filmike holografike që lëvizin me shpejtësi për të krijuar iluzionin e vazhdimësisë.
Kur vetëdija qetësohet plotësisht, iluzioni kuptohet sepse është vetëdija në vetvete që krijon iluzionin.
Në traditat e lashta të Lindjes, ka qenë kuptuar për mijëra vjet që gjithçka është vibrim.
“Nada Brahma” – universi është tingull.
Fjala “nada” nënkupton zë ose vibrim (dridhje) dhe “Brahma” është emri i Zotit.
Brahma, është në të njëjtën kohë Universi dhe Krijuesi i Tij.
Artisti dhe arti janë të pandashëm.
Në Upanishada, një nga dokumentet më të vjetra të në Indinë e Lashtë, thuhet “Brahma është krijuesi, ulur në një lotus, që hap sytë e tij dhe një Botë vjen në qënie.
Brahma mbyll sytë e tij, dhe një Botë pushon së qëni.
Mistikët e Lashtë, jogit, profetët kanë pohuar që është një fushë në nivelin bazë të vetëdijes sonë.
Fusha Akashike ose të dhënat Akashike, ku i gjithë informacioni, të gjitha eksperiencat e kaluara, të së tashmes dhe të së ardhmes, ekzistojnë tani dhe në përjetësi.
Është kjo fushë matricore nga ku nis ekzistencën gjithçka.
nga grimcat elementare, te galaksitë, yjet, planetet dhe e gjithë jeta.
ju nuk mund të shihni kurrë diçka në plotësinë e saj sepse është e përbërë nga shumë shtresa vibrimi dhe ndryshon vazhdimisht, duke shkëmbyer informacion me Akashën.
Një pemë është e zhytur në diell, në ajër, në shi, në Tokë.
Një botë e tërë energjie lëviz nga brenda jashtë në këtë gjë që e quajmë “pema”.
Kur mendja që mendon është e qetë, atëherë ju mund ta shihni realitetin ashtu siç është.
Të gjitha pikëpamjet bashkë.
Pemët dhe qielli dhe Toka, shiu dhe yjet nuk janë të ndarë.
jeta dhe vdekja, vetja dhe tjetri nuk janë të ndarë.
Ashtu si mali dhe fusha janë të pandarë.
Në traditat e fiseve vendase amerikane dhe indigjene thuhet se çdo gjë ka shpirt e cila është një mënyrë tjetër të thëni se gjithçka është e ndërlidhur me një burim vibrimi.
Ka një vetëdije, një fushë një forcë që lëviz në gjithçka.
Kjo fushë nuk po ndodh rreth teje, po ndodh PËRMES teje dhe ndodh SI ti.
Ti je “U-ja” (you) në Univers.
Ti je sytë përmes të cilave krijimi sheh vetveten.
Kur zgjoheni nga një endërr kuptoni që githçka në ëndërr ishe ti.
Ti po e krijoje atë.
E ashtuquajtura jetë e vërtetë nuk ka diçka ndryshme nga kjo.
Çdokush dhe çdo gjë është ti.
Vetëdija e vetme që sheh përmes çdo syri, poshtë çdo guri, brenda çdo pjesëze.
Hulumtuesit ndërkombëtarë në CERN Laboratori Europian për fizikën e grimcave, po kërkojnë për këtë fushë që shtrihet në të gjitha gjërat.
Por në vend që të shikojnë brenda, ata shohin në botën e jashtme fizike.
Hulumtuesit në laboratorin e CERN në Gjenevë, Zvicër, njoftuan se kishin gjetur “Higgs Boson”, ose grimcën e Zotit.
Eksperimentet e “Higgs Boson” provojnë shkencërisht se një fushë energjie e padukshme mbush boshllëkun e hapësirës.
Përshpejtuesi i madh i grimcave në CERN përbëhet nga një unazë 17 milje në perimetër, në të cilën dy tufa grimcash garojnë në drejtime të kundërta, duke konverguar dhe shkatërruar së bashku gati me shpejtësinë e dritës.
Shkencëtarët vëzhgojnë atë që del nga goditjet e dhunshme.
Modeli standard nuk mund të llogarisë se si grimcat marrin masën e tyre.
Çdo gjë duket të jetë bërë nga vibrime, dridhje, por nuk ka “diçka” që vibron.
Është sikur të ketë qenë një balerin i padukshëm, një hije që vallëzon e fshehur në baletin e universit.
Të gjithë kërcimtarët e tjerë kanë kërcyer gjithmonë rreth këtij balerini të fshehur.
Ne kemi vëzhguar koreografinë e kërcimit, por deri më tani nuk kishim mundur ta shihnim atë kërcimtar.
E ashtëquajtura “Grimca e Zotit”, vetitë e materialit bazë të universit, zemra e të gjitha materieve që do të përbënin masën dhe energjinë e pashpjegueshme që nxit zgjerimin e universit.
Por larg nga shpjegimi i natyrës së universit, zbulimi i “Higgs Boson” thjesht paraqet një mister edhe më të madh, duke zbuluar një univers që është edhe më misterioz se sa e kishim imagjinuar ndonjëherë.
Shkenca po i afrohet pragut midis vetëdijes dhe materies.
Syri me të cilin ne shikojmë në fushën e lashtë dhe syri me të cilin fusha na shikon ne janë një dhe e njëjta gjë.
Shkrimtari dhe influencuesi gjerman Johan Volfgang Gëte tha: “Vala është fenomeni i lashtë që lindi botën.
” “Cymatic” është studimi i tingullit të dukshëm.
Fjala cymatic vjen nga rrënja greke “cyma” që do të thotë valë ose dridhje.
Një nga shkencëtarët e parë perëndimorë që studioi seriozisht fenomenin e valës ishte Ernst Chladni, një muzikant dhe fizikan gjerman, që jetoi në shekullin e tetëmbëdhjetë.
Chladni zbuloi se kur ai përhapte rërë në pllaka metalike dhe pastaj vibronte pllakat me një hark violine, rëra vendosej në modele të caktuara.
Forma të ndryshme gjeometrike shfaqeshin në varësi të vibracionit të prodhuar.
Chladni regjistroi një katalog të tërë me këto forma dhe ato janë të njohura sot si Figurat e Chladnit.
Shumë nga këto modele mund të gjenden në botën natyrore.
Si për shembull shenjat e breshkës ose modelet me pika te leopardi.
Studimi i modeleve Chladni ose modeleve “cymatic” është një mënyrë sekrete me të cilën krijuesit e instrumentave si kitara dhe violina përcaktojnë cilësitë e tingujve të instrumenteve që ata bëjnë.
Hans Jenny u thellua në punën e Chladni në vitet 1960 duke përdorur lëngje të ndryshme dhe përforcim elektronik për të krijuar frekuenca të fuqishme dhe për të sintetizuar termin “cymatics”.
Nëse krijoni valë të thjeshta përmes një ene me ujë, ju mund të shihni modelet që formohen në ujë.
Në varësi të frekuencës së valës, do të shfaqen modele të ndryshme valëzimi.
Sa më e lartë të jetë frekuenca, aq më kompleks është modeli.
Këto forma janë të përsëritshme, jo të rastësishme.
Sa më shumë që vëreni, aq më shumë filloni të shihni se si vibrimi strukturon materien në forma komplekse nga valët e thjeshta përsëritëse.
Ky vibrim i ujit ka një model të ngjashëm me atë të lulediellit.
Thjesht duke ndryshuar frekuencën e tingullit, ne marrim një model tjetër.
Uji është një substancë shumë misterioze.
Është shumë i ndikueshëm.
Që do të thotë, mund të marrë dhe të mbajë dridhje, vibrime.
Për shkak të kapacitetit të lartë dhe ndjeshmërisë së rezonancës dhe gatishmërisë së brendshme për të rezonuar, uji i përgjigjet menjëherë të gjitha llojeve të valëve.
Uji dhe toka vibruese përbëjnë shumicën e masës te bimët dhe kafshët.
Është e lehtë për të vëzhguar se si dridhje të thjeshta në ujë mund të krijojnë modele të njohura natyrore por kur shtojmë lëndë të ngurta dhe rrisim amplitudën, gjërat bëhen edhe më interesante.
Kur shtojmë miell misri në ujë, marrim një fenomen më kompleks.
Ndoshta parimet e vetë jetës mund të vërehen ndërsa vibrimet e lëvizin përzierjen me miellin e misrit në atë që duket të jetë një organizëm i lëvizshëm.
Parimi jetësor i universit përshkruhet në çdo fe të rëndësishme duke përdorur fjalë që pasqyrojnë të kuptuarit e asaj kohe në histori.
Në gjuhën e Inkasve, perandoria më e madhe në Amerikën para Kolumbiane, fjala për “trupin e njeriut” është “alpa camasca” që do të thotë fjalë për fjalë, “tokë e gjallë”.
Në Kabala, ose misticizmin hebraik, ata flasin për emrin hyjnor të Perëndisë.
Emri që nuk mund të flitet.
Nuk mund të flitet, sepse është një vibrim që është kudo.
Është të gjitha fjalët, të gjitha materiet.
Gjithçka është fjala e shenjtë.
Tetrahedri është forma më e thjeshtë që mund të ekzistojnë në tre dimensione.
Diçka duhet të ketë të paktën katër pika për të patur realitet fizik.
Struktura e trekëndëshit është modeli i vetëm vetë-stabilizues i natyrës.
Në Dhiatën e Vjetër, fjala “tetragrammaton” përdorej shpesh për të përfaqësuar një shfaqje të caktuar të Perëndisë.
Përdorej kur flitej për fjalën e Perëndisë ose emrin e veçantë të Zotit, Logos ose fjalën e lashtë.
Qytetërimet e lashta e dinin se në rrënjën e strukturës së universit ishte forma tetrahedrale.
Nga kjo formë, natyra shfaq një nxitje themelore drejt ekuilibrit; Shiva.
Ajo gjithashtu ka një nxitje themelore drejt ndryshimit; Shakti.
Në Bibël, në ungjillin e Gjonit, lexohet “në fillim ishte fjala” por në tekstin origjinal termi i përdorur ishte “Logos”.
Filozofi grek Herakliti, që jetoi rreth 500 vjet para Krishtit, i referohej Logosit si diçka krejtësisht të panjohshme.
Origjina e të gjithë përsëritjes, modelit dhe formës.
Filozofët stoikë që ndoqën mësimet i Heraklitit e identifikuan termin me parimin jetësor hyjnor që përshkon gjithësinë.
Në sufizëm, Logosi është kudo dhe në të gjitha gjërat.
Është AI nga i cili universi vjen në jetë.
Në traditën Hindu, Shiva Nataraja do të thotë “Zoti i kërcimit”.
I gjithë kozmosi vallëzon me daullen e Shivës.
Çdo gjë është e mbushur me pulsimin e tij.
Vetëm për aq kohë sa Shiva vallëzon, bota mund të vazhdojë të zhvillohet dhe të ndryshojë, përndryshe ajo bie prapa në asgjë.
Ndërsa Shiva është përfaqësuese e vetëdijes sonë dëshmitare, aktive, Shakti është substanca e botës.
Ndërsa Shiva qëndron në meditim, Shakti përpiqet ta lëvizë, ta sjellë në vallëzim.
Si Yin-i dhe Yang-u, kërcimtari dhe kërcimi ekzistojnë si NJË.
Logos gjithashtu do të thotë “e vërteta e padiskutueshme”.
Ai që njeh Logosin, njeh të vërtetën.
Ekzistojnë shumë shtresa të fshehjes në botën njerëzore, pasi Akasha është zhytur në struktura komplekse që fshehin burimin nga vetja.
Si një lojë hyjnore kukafshehti ne kemi qenë të fshehur për mijëra vjet duke harruar rrjedhimisht lojën krejtësisht.
Ne harruam se ka diçka për të gjetur.
Në Budizëm, mësohet perceptimi i drejtpërsëdrejtë i Logosit, fusha e ndryshimit ose impermanenca brenda vetes përmes meditimit.
Kur vëzhgon botën tënde të brendshme, ti vëzhgon nivele energjie më të thella dhe delikate ndërkohë që mendja bëhet më e përqëndruar dhe e fokusuar.
Përmes realizimit të drejtpërdrejtë të “annica” ose përkohshmërisë në nivelin rrënjësor të ndjesisë, njeriu bëhet i lirë nga lidhja me format e jashtme të përkohshme.
Kur kuptojmë se ekziston vetëm një fushë vibrimi, që është rrënja e përbashkët e të gjitha feve, si mund të themi “feja ime” ose “kjo është thirrja ime e lashtë Om”, “fusha ime kuantike”? Kriza e vërtetë në botën tonë nuk është sociale, politike apo ekonomike.
Kriza jonë është një krizë e vetëdijes, një paaftësi për të përjetuar drejtpërdrejtë natyrën tonë të vërtetë.
Një paaftësi për të njohur këtë natyrë tek çdokush dhe tek të gjitha gjërat.
Në traditën e Budizmit, një “Bodhisattva” është një person me një natyrë të zgjuar Bude.
Një Bodhisattva zotohet të ndihmojë të zgjojë çdo qenie në univers, duke kuptuar se ka vetëm një vetëdije.
Për të zgjuar vetveten dikush duhet të zgjojë të gjitha qeniet.
“Në univers ekzistojnë qenie të panumërta, unë zotohem që t’i ndihmoj të gjithë që të zgjohen.
Papërsosmëritë e mia janë të pashtershme.
Betohem t’i kapërcej të gjitha.
Dharma është e panjohshme.
Betohem ta njoh.
Mënyra e zgjimit është e paarritshme.
Betohem ta arrij.