{"id":9492,"date":"2019-09-02T15:56:36","date_gmt":"2019-09-02T15:56:36","guid":{"rendered":"https:\/\/awakentheworld-reference.mystagingwebsite.com\/?post_type=project&#038;p=9492"},"modified":"2021-06-05T16:08:52","modified_gmt":"2021-06-05T16:08:52","slug":"sq-samadhi-1-transkriptimi-i-video","status":"publish","type":"awaken-transcript","link":"https:\/\/awakentheworld.com\/sq\/transcript\/sq-samadhi-1-transkriptimi-i-video\/","title":{"rendered":"Samadhi 1 &#8211; Transkriptimi i videos"},"content":{"rendered":"\n<h2 class=\"wp-block-heading\">Samadhi 1<\/h2>\n\n\n\n<h3 class=\"wp-block-heading\">Maya, iluzion i vetvetes<\/h3>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Samadhi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fjal\u00eb antike Sanskrite, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn nuk ka nj\u00eb fjal\u00eb moderne ekuivalente. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb sfid\u00eb e madhe t\u00eb b\u00ebsh nj\u00eb film p\u00ebr Samadh-in Samadhi flet p\u00ebr di\u00e7ka q\u00eb nuk mund t\u00eb p\u00ebrcillet n\u00eb nivelin e mendjes.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ky film \u00ebsht\u00eb thjesht\u00eb manifestimi i jasht\u00ebm i eksplorimit t\u00eb bot\u00ebs time t\u00eb brendshme. Q\u00ebllimi nuk \u00ebsht\u00eb q\u00eb t&#8217;ju m\u00ebsojm\u00eb di\u00e7ka rreth Samadh-it, apo t&#8217;ju sigurojm\u00eb informacione p\u00ebr mendjen tuaj, por q\u00ebllimi \u00ebsht\u00eb t&#8217;ju frym\u00ebzojm\u00eb q\u00eb ta zbuloni drejtp\u00ebrdrejt natyr\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb qenies suaj. Samadhi \u00ebsht\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm tani m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb. Ne jemi n\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb historis\u00eb, ku jo vet\u00ebm q\u00eb kemi harruar Samadh-in, por kemi harruar gjithashtu se \u00e7far\u00eb kemi harruar.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ky harrim \u00ebsht\u00eb Maja, iluzioni i vetes.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Si njer\u00ebz, shumica prej nesh jeton i zhytur n\u00eb rutin\u00ebn e p\u00ebrditshme, duke mos menduar fare se kush jemi, pse jemi k\u00ebtu, apo se ku po shkojm\u00eb. Shum\u00eb prej nesh nuk e kan\u00eb kuptuar kurr\u00eb natyr\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb qenies son\u00eb, t\u00eb shpirtit, apo si\u00e7 e quan ndryshe Buddha &#8220;annata&#8221; &#8211; e cila \u00ebsht\u00eb p\u00ebrtej emrit dhe form\u00ebs, p\u00ebrtej t\u00eb menduarit. Si pasoj\u00eb, ne besojm\u00eb se jemi k\u00ebto trupa t\u00eb kufizuar q\u00eb kemi. Ne jetojm\u00eb me frik\u00ebn &#8211; n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijshme ose t\u00eb pavet\u00ebdijshme &#8211; se kjo struktur\u00eb e kufizuar, me t\u00eb cil\u00ebn ne identifikohemi (personifikohemi), do t\u00eb vdes\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sot, nj\u00eb num\u00ebr i madh njer\u00ebzish, t\u00eb cil\u00ebt merren me praktika fetare apo shpirt\u00ebrore (spirituale) si joga, lutja, meditimi, psal, apo ndonj\u00eb lloj tjet\u00ebr rituali, jan\u00eb duke praktikuar teknika q\u00eb jan\u00eb t\u00eb kufizuara. \u00c7ka do t\u00eb thot\u00eb se t\u00eb gjitha k\u00ebto jan\u00eb pjes\u00eb e egos. Problemi nuk q\u00ebndron tek k\u00ebrkimi (i s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs) apo aktiviteti q\u00eb b\u00ebhet, por i gjith\u00eb problemi q\u00ebndron n\u00eb t\u00eb menduarit se p\u00ebrgjigjja \u00ebsht\u00eb gjetur n\u00eb disa forma (veprime) t\u00eb jashtme.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Spiritualiteti, n\u00eb form\u00ebn e tij m\u00eb t\u00eb zakonsh\u00ebm, nuk ka asnj\u00eb ndryshim me t\u00eb menduarit patologjik, q\u00eb po shp\u00ebrndahet gjithandej. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb shqet\u00ebsim tjet\u00ebr i mendjes. M\u00eb shum\u00eb rendim drejt t\u00eb b\u00ebrit shum\u00eb gj\u00ebra, sesa t\u00eb kuptuarit t\u00eb q\u00ebllimit se pse po i b\u00ebjm\u00eb. &nbsp;Egoja do m\u00eb shum\u00eb para, fuqi, dashuri, m\u00eb shum\u00eb gjith\u00e7ka. Ata t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb n\u00eb t\u00eb ashtuquajtur\u00ebn rrug\u00eb shpirt\u00ebrore, d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb akoma m\u00eb shum\u00eb shpirt\u00ebror\u00eb, m\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm, m\u00eb t\u00eb vet\u00eb-kontrolluar, m\u00eb paq\u00ebsor\u00eb, m\u00eb t\u00eb ndri\u00e7uar. Rreziku q\u00eb ju kanoset ju gjat\u00eb shikimit t\u00eb k\u00ebtij filmi, \u00ebsht\u00eb q\u00eb mendja juaj do t\u00eb doj\u00eb q\u00eb t\u00eb marr\u00eb (p\u00ebrthith\u00eb) Samadh-in. Akoma m\u00eb i rreziksh\u00ebm \u00ebsht\u00eb fakti se mendja juaj mund t\u00eb mendoj\u00eb se e ka marr\u00eb Samadh-in. Kudo ku ekziston d\u00ebshira p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb di\u00e7ka, aty \u00ebsht\u00eb egoja aktive. Samadhi nuk \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka p\u00ebr tu marr\u00eb apo p\u00ebr t&#8217;ja shtuar vetes.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebr t\u00eb kuptuar (realizuar) Samadh-in, \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb m\u00ebsosh t\u00eb vdes\u00ebsh para se t\u00eb vdes\u00ebsh. Jeta dhe vdekja, jan\u00eb si nj\u00eb jin dhe jang &#8211; nj\u00eb vazhdim\u00ebsi e pandashme (e pashk\u00ebputshme). Duke u shpalosu pafund\u00ebsisht, pa fillim dhe fund. Kur ne largojm\u00eb vdekjen, ne gjithashtu largojm\u00eb jet\u00ebn. Kur ju p\u00ebrjetoni direkt t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn se kush jeni, nuk ekziston m\u00eb frika e jet\u00ebs apo vdekjes.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Neve na \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb se kush jemi nga shoq\u00ebria dhe kultura jon\u00eb dhe n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, ne jemi skllev\u00ebr t\u00eb d\u00ebshir\u00ebs dhe mosp\u00eblqimit biokogjik t\u00eb pavet\u00ebdijsh\u00ebm, q\u00eb udh\u00ebheq zgjedhjet tona. Egoja nuk \u00ebsht\u00eb asgj\u00eb m\u00eb shum\u00eb sesa impulsi p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur. \u00cbsht\u00eb thjesht\u00eb rruga n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn energjia ka kaluar nj\u00eb her\u00eb dhe tendenca q\u00eb p\u00ebrs\u00ebri ka kjo energji p\u00ebr t\u00eb kaluar n\u00eb po at\u00eb rrug\u00eb, qoft\u00eb pozitive apo negative p\u00ebr organizmin.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ka nivele t\u00eb pafundme t\u00eb memories apo mendjes, spirale brenda spiraleve. Kur koshienca (nd\u00ebrgjegjja\/vet\u00ebdija) juaj identifikohet me k\u00ebt\u00eb mendje apo ego, si rezultat ju mban t\u00eb lidhur me kusht\u00ebzimin shoq\u00ebror, t\u00eb cilin mund ta quani matriks (matric\u00eb).<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ka aspekte t\u00eb egos p\u00ebr t\u00eb cilat ne jemi t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm, por problemi \u00ebsht\u00eb se qenien ton\u00eb, q\u00eb mund ta quajm\u00eb si nj\u00eb makineri, e drejtojn e pavet\u00ebdijshmja, &#8220;instalimet&#8221; e vjetra, frik\u00ebrat e para q\u00eb jan\u00eb mbjellur tek ne. Forma t\u00eb pafundme q\u00eb synojn\u00eb drejt k\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb dhe shmangies s\u00eb vuajtjes, jan\u00eb sublimuar (lart\u00ebsuar) n\u00eb sjellje patologjike&#8230;pun\u00eb&#8230;marr\u00ebdh\u00ebnie&#8230;besime, mendimet tona t\u00eb thella dhe e gjith\u00eb m\u00ebnyra sesi jetojm\u00eb. Ashtu si kafsh\u00ebt, shumica e njer\u00ebzve jetojn\u00eb dhe vdesin n\u00eb n\u00ebnshtrim pasiv, duke e ushqyer jet\u00ebn e tyre me matriksin.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ne e jetojm\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb sipas modeleve t\u00eb kufizuara. Jet\u00ebt shpesh jan\u00eb t\u00eb mbushura me vuajtje t\u00eb m\u00ebdha dhe nuk vjen kurr\u00eb momenti q\u00eb t\u00eb \u00e7lirohemi. \u00cbsht\u00eb e mundur q\u00eb t\u00eb heqim dor\u00eb nga jeta e trash\u00ebguar nga e shkuara, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb jetojm\u00eb jet\u00ebn q\u00eb pritet t\u00eb linde nga bota jon\u00eb e brendshme.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ne t\u00eb gjith\u00eb kemi lindur n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb me struktura t\u00eb kufizuara biologjike, por pa vet\u00ebdije p\u00ebr veten. Shpeshher\u00eb, kur shikoni n\u00eb syt\u00eb e f\u00ebmij\u00ebve, nuk ka gjurm\u00eb t\u00eb vetes, por vet\u00ebm boshll\u00ebk q\u00eb ndri\u00e7on. Personi n\u00eb t\u00eb cilin ne rritemi, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mask\u00eb e v\u00ebn\u00eb mbi koshienc\u00eb (vet\u00ebdije). Shekspiri ka th\u00ebn\u00eb: &#8220;E gjith\u00eb bota \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sken\u00eb dhe t\u00eb gjith\u00eb burrat e grat\u00eb thjesht\u00eb aktor\u00eb&#8221;. Tek nj\u00eb individ i vet\u00ebdijsh\u00ebm (i ndri\u00e7uar), koshienca shnd\u00ebrrin p\u00ebrtej personalitetit, p\u00ebrtej mask\u00ebs. Kur jeni t\u00eb ndri\u00e7uar, ju nuk identifikoheni m\u00eb me karakterin tuaj. Ju nuk e besoni se jeni maskat q\u00eb keni v\u00ebn\u00eb. Por ju as nuk hiqni dor\u00eb s\u00eb luajturi nj\u00eb rol.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb momentin q\u00eb ne identifikohemi me karakterin ose personalitetin ton\u00eb, kjo \u00ebsht\u00eb Maja, iluzioni i vetes. Samadhi \u00ebsht\u00eb zgjimi nga \u00ebnd\u00ebrra e personazhit q\u00eb luan n\u00eb loj\u00ebn e jet\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">2400 vite pasi Platoni shkroi &#8220;Republik\u00ebn&#8221;, njer\u00ebzimi akoma \u00ebsht\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn drejt daljes nga shpella e Platonit. N\u00eb fakt, sot mund t\u00eb jemi m\u00eb t\u00eb hipnotizuar nga iluzionet se kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb. Platoni tregon p\u00ebr Sokratin, i cili p\u00ebrshkruante nj\u00eb grup njer\u00ebzish t\u00eb prangosurt\u00eb prangosur brenda nj\u00eb shpelle, ku p\u00ebrball\u00eb kishin nj\u00eb mur. Gjith\u00e7ka q\u00eb mund t\u00eb shihnin, ishin hijet e projektuara n\u00eb mur nga gj\u00ebrat q\u00eb kalonin p\u00ebrpara zjarrit q\u00eb ndodhej pas tyre. Kjo shfaqje kukullash, u b\u00eb bota e tyre.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sipas Sokratit, hijet ishin p\u00ebr t\u00eb burgosurit si realiteti i tyre. Edhe pasi atyre ju tregua p\u00ebr bot\u00ebn e jashtme, ata vazhduan t\u00eb besojn\u00eb se hijet ishin gjith\u00e7ka. Edhe n\u00ebse ata p\u00ebr nj\u00eb moment dyshonin se ekzistonte di\u00e7ka m\u00eb shum\u00eb, ata nuk ishin t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb linin pas at\u00eb \u00e7ka ishte m\u00eb e njohur p\u00ebr to.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Njer\u00ebzimi sot \u00ebsht\u00eb si ata t\u00eb burgosurit, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb par\u00eb vet\u00ebm ato hijet n\u00eb murin e shpell\u00ebs. Hijet jan\u00eb t\u00eb ngjashme me mendimet tona. Bota e t\u00eb menduarit, \u00ebsht\u00eb e vetmja bot\u00eb q\u00eb ne njohim. Por, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb bot\u00eb q\u00eb ekziston p\u00ebrtej t\u00eb menduarit. P\u00ebrtej mendjes dualiste. A jeni t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb dilni nga shpella, t\u00eb lini pas gjith\u00e7ka q\u00eb keni ditur, q\u00eb t\u00eb zbuloni t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn se kush jeni?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebrjetoni Samadh-in, \u00ebsht\u00eb e domosdoshme t\u00eb largoni v\u00ebmendjen tuaj nga hijet, larg nga mendimet, drejt drit\u00ebs. Kur nj\u00eb person \u00ebsht\u00eb m\u00ebsuar vet\u00ebm me err\u00ebsir\u00ebn, ai duhet me patjet\u00ebr t\u00eb p\u00ebrshtatet gradualisht me drit\u00ebn. Si \u00e7do aklimatizim me nj\u00eb padig\u00ebm (model\/shembull) t\u00eb re, nevojitet koh\u00eb, p\u00ebrpjekje dhe vullnet i hekurt p\u00ebr t\u00eb zbuluar t\u00eb rejat, si dhe p\u00ebr t\u00eb larguar t\u00eb vjetr\u00ebn. P\u00ebr koshienc\u00ebn, mendja \u00ebsht\u00eb si nj\u00eb kurth, nj\u00eb labirint, apo nj\u00eb burg. Nuk \u00ebsht\u00eb se jeni n\u00eb burg, por ju jeni burgu.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Burgu \u00ebsht\u00eb nj\u00eb iluzion. N\u00ebse identifikoheni me veten iluzionare, jeni t\u00eb p\u00ebrgjumur. Sapo t\u00eb b\u00ebheni t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr burgun, n\u00ebse luftoni p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb nga iluzioni, at\u00ebher\u00eb ju po e trajtoni iluzionin si t\u00eb ishte real dhe p\u00ebrs\u00ebri ngeleni n\u00eb gjum\u00eb, me t\u00eb vetmin ndryshim q\u00eb tani \u00ebnd\u00ebrra kthehet n\u00eb nj\u00eb ankth. Do t\u00eb ndiqeni dhe do vraponi nga hijet p\u00ebrgjithmon\u00eb. Samadhi \u00ebsht\u00eb zgjimi nga \u00ebnd\u00ebrra ku qenia juaj \u00ebsht\u00eb e ndar\u00eb, apo nga egoja. Samadhi \u00ebsht\u00eb zgjimi nga t\u00eb identifikuarit me burgun q\u00eb quhet &#8220;UN\u00cb&#8221;. Ju nuk mundet kurr\u00eb t\u00eb jeni t\u00eb lir\u00eb, sepse kudo q\u00eb shkoni, burgu juaj \u00ebsht\u00eb me ju.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Zgjimi (vet\u00ebdij\u00ebsimi) nuk ka t\u00eb b\u00ebje me zhdukjen e mendjes apo matriksit, p\u00ebr kundrazi; kur nuk identifikoheni me t\u00eb, at\u00ebhere mund ta p\u00ebrjetoni loj\u00ebn e jet\u00ebs m\u00eb plot\u00ebsisht, ta shijoni shfaqjen si\u00e7 duhet, pa pasur frik\u00eb. N\u00ebm\u00ebsimet e lashta, kjo quhej loja hyjnore e Leila-s: t\u00eb luajturit n\u00eb dualitet.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Koshienca njer\u00ebzore \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vazhdim\u00ebsi. N\u00eb nj\u00ebrin ekstrem, njer\u00ebzit identifikohen me veten materiale. N\u00eb ekstremin tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb Samadhi, shk\u00ebputja nga vetja. \u00c7do hap q\u00eb marrim brenda k\u00ebsaj vazhdim\u00ebsie drejt Samadh-it, sjell m\u00eb pak vuajtje. M\u00eb pak vuajtje nuk do t\u00eb thot\u00eb se jeta s&#8217;ka dhimbje. Samadhi \u00ebsht\u00eb p\u00ebrtej dualitetit t\u00eb dhimbjes dhe k\u00ebnaq\u00ebsi\u00eb. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se mendja p\u00ebrfshihet m\u00eb pak, si rezultat kemi m\u00eb pak rezitenc\u00eb t\u00eb vet\u00ebkrijuar kundrejt \u00e7do gj\u00ebje q\u00eb shpaloset dhe \u00ebsht\u00eb kjo rezistenc\u00eb q\u00eb krijon vuajtjen. T\u00eb kuptuarit e Samadh-it, ju lejon q\u00eb t\u00eb shihni se \u00e7far\u00eb ndodhet n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb vazhdim\u00ebsis\u00eb. T\u00eb shihni se ka di\u00e7ka m\u00eb shum\u00eb se bota materiale dhe interesi vetjak. Kur ka nj\u00eb nd\u00ebrprerje t\u00eb vetjakes n\u00eb Samadhi, nuk ka m\u00eb mendim egoist, jo m\u00eb vete, nuk ka dualitet, por \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm &#8220;un\u00eb jam&#8221;, annata apo jo vetja. N\u00eb k\u00ebt\u00eb boshll\u00ebk lind agimi i prajna ose urt\u00ebsis\u00eb &#8211; pra t\u00eb kuptuarit se vetja jon\u00eb e brendshme, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb larg loj\u00ebs s\u00eb dualitetit, p\u00ebrtej t\u00eb gjith\u00eb vazhdim\u00ebsis\u00eb. Aspekti (vetja) jon\u00eb i brendsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrjetsh\u00ebm, i pandryshuesh\u00ebm, gjithmon\u00eb n\u00eb t\u00eb tashmen.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ndri\u00e7imi \u00ebsht\u00eb bashkimi i spirales primare, manifestimi i bot\u00ebs q\u00eb \u00ebsht\u00eb gjithnj\u00eb n\u00eb ndryshim apo zambaku i ujit n\u00eb t\u00eb cilin koha shpaloset, me qenien t\u00ebnde t\u00eb p\u00ebrjetshme. Lidhja juaj e brendshme, rritet si nj\u00eb lulje q\u00eb gjithnj\u00eb shpaloset, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ju nuk identifikoheni m\u00eb me vetveten (egon), duke u b\u00ebr\u00eb k\u00ebshtu nj\u00eb ur\u00eb e gjall\u00eb mes bot\u00ebs s\u00eb koh\u00ebs dhe t\u00eb p\u00ebrjetshmes.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">T.\u00eb kuptuarit e aspektit ton\u00eb t\u00eb brendsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm fillimi i rrug\u00ebtimit Do na duhet q\u00eb ta p\u00ebrjetojm\u00eb dhe ta humbasim Samadh-in shum\u00eb her\u00eb n\u00eb meditim, para se t\u00eb fitojm\u00eb aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr ta integruar Samadh-in n\u00eb aspektet e tjera t\u00eb jet\u00ebs son\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka e pazakont\u00eb q\u00eb t\u00eb kemi njohuri t\u00eb thella rreth natyr\u00ebs s\u00eb qenies son\u00eb gjat\u00eb meditimit, apo t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb veten, q\u00eb t\u00eb gjejm\u00eb veten p\u00ebrs\u00ebri, duke u kthyer prap n\u00eb sjelljet e vjetra, e duke harruar t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn se kush jemi.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">T\u00eb kuptosh se qet\u00ebsia apo boshll\u00ebku n\u00eb \u00e7do aspekt t\u00eb jet\u00ebs, n\u00eb \u00e7do aspekt t\u00eb qenies s\u00eb dikujt\u00eb, \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebhemi zbraz\u00ebtia q\u00eb merr \u00e7far\u00ebdolloj forme. Qet\u00ebsia nuk \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka e ndar\u00eb nga l\u00ebvizja. Nuk \u00ebsht\u00eb e kund\u00ebrta e l\u00ebvizjes. N\u00eb Samadhi. qet\u00ebsia njihet si identike me l\u00ebvizjen, forma \u00ebsht\u00eb identike me zbaraz\u00ebtin\u00eb. Ky pohim \u00ebsht\u00eb absurd p\u00ebr mendjen, sepse mendja \u00ebsht\u00eb ardhja n\u00eb jet\u00eb e dualitetit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Rene Dekart, babai i filozofis\u00eb per\u00ebndimore, \u00ebsht\u00eb i famsh\u00ebm p\u00ebr shprehjen &#8220;Un\u00eb mendoj, pastaj jam&#8221;. Asnj\u00eb fraz\u00eb tjet\u00ebr nuk e p\u00ebrmbledh m\u00eb qart\u00eb r\u00ebnien e qytet\u00ebrimit dhe identifikimin n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb plot\u00eb, me hijet n\u00eb murin e shpell\u00ebs. Gabimi i Dekartit, si gabimet e \u00e7do njeriu, ishte barazimi q\u00eb i b\u00ebri qenies thelb\u00ebsore me mendimin.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb hyrje t\u00eb librit t\u00eb tij m\u00eb t\u00eb famsh\u00ebm, Dekarti shkruan se pothuajse \u00e7do gj\u00eb duhet v\u00ebn\u00eb n\u00eb dyshim; ai mund t\u00eb dyshoj\u00eb n\u00eb ndjenjat e veta, madje edhe p\u00ebr mendimet e veta. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ngjashme n\u00eb Kalama Sutra, Buddha tha se t\u00eb gjesh t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, duhet t\u00eb dyshojm\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha traditat, shkrimet, m\u00ebsimet, p\u00ebrmbajtjen e mendjes son\u00eb si dhe n\u00eb ndjesit\u00eb tona. T\u00eb dy k\u00ebto burra e filluan rrug\u00ebn me shum\u00eb skepticiz\u00ebm, por ndryshimi \u00ebsht\u00eb se Dekarti i ndaloi k\u00ebrkimet n\u00eb nivel mendimi, kurse Buddha shkoi shum\u00eb m\u00eb thell\u00eb &#8211; ai dep\u00ebrtoi p\u00ebrtej niveleve m\u00eb t\u00eb thella t\u00eb mendjes.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00ebse Dekarti do t\u00eb kishte shkuar p\u00ebrtej mendjes s\u00eb tij mendimtare, ai do t\u00eb kishte kuptuar natyr\u00ebn e tij t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb dhe koshienca Per\u00ebndimore do ishte shum\u00eb ndryshe sot. N\u00eb vend t\u00eb k\u00ebsaj, Dekarti e p\u00ebrshkruan mund\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb demoni t\u00eb lig\u00eb q\u00eb na mbulon me nj\u00eb perde iluzioni. Dekarti nuk e njohu k\u00ebt\u00eb demon t\u00eb lig\u00eb se \u00e7far\u00eb ishte. Si n\u00eb filmin &#8220;The Matrix&#8221;, t\u00eb gjith\u00eb ne mund t\u00eb jemi t\u00eb lidhur me nj\u00eb program t\u00eb mir\u00ebmenduar q\u00eb na ushqen me nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr iluzive (t\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebrt) p\u00ebr bot\u00ebn. N\u00eb film, njer\u00ebzit e jetonin jet\u00ebn n\u00eb matriks, nd\u00ebrsa n\u00eb nj\u00eb nivel tjet\u00ebr ata ishin thjesht\u00eb bateri, duke ushqyer forc\u00ebn e tyre t\u00eb jet\u00ebs me makineri, t\u00eb cilat p\u00ebrdornin energjin\u00eb e tyre p\u00ebr axhend\u00ebn e tyre.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Njer\u00ebzit kan\u00eb tendenc\u00ebn q\u00eb t\u00eb faj\u00ebsojn\u00eb dik\u00eb apo di\u00e7ka jasht\u00eb vetes s\u00eb tyre p\u00ebr gjendjen n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn gjendete bota apo edhe p\u00ebr mjerimin e tyre. N\u00ebse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb person, grup apo vend i caktuar, fe ose nj\u00ebfar\u00eb kontrolli si Iluminati, i ngjash\u00ebm me demonin e lig\u00eb t\u00eb Dekartit, apo makinerit\u00eb e gjalla t\u00eb Matriksit. Ironikisht, demoni q\u00eb p\u00ebrfytyroi Dekarti, \u00ebsht\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb gj\u00ebja me t\u00eb cil\u00ebn ai p\u00ebrcakton veten e tij. Kur e kuptoni (realizoni) Samadh-in, b\u00ebhet e qart\u00eb se ekziston nj\u00eb kontrollues, nj\u00eb makineri, dhe nj\u00eb demon i lig\u00eb q\u00eb filtron jet\u00ebn tuaj \u00e7do dit\u00eb. Makineria je ti!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Egoja juaj p\u00ebrb\u00ebhet mini programe t\u00eb kufizuara, apo pronar\u00eb t\u00eb vegj\u00ebl. Nj\u00ebri prej tyre ka d\u00ebshir\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb haj\u00eb, tjetri do para, tjetri do status, tjetri fuqi, tjetri seks, tjetri intimitet. Nj\u00eb tjet\u00ebr do v\u00ebmendje nga t\u00eb tjer\u00ebt. D\u00ebshirat jan\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb pafundme dhe nuk mund t\u00eb k\u00ebnaqen kurr\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ne shpenzojm\u00eb shum\u00eb koh\u00eb dhe energji p\u00ebr zbukurimin e burgut ton\u00eb, duke ju dor\u00ebzuar presionit p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar maskat tona dhe p\u00ebr t\u00eb ushqyer pronar\u00ebt ton\u00eb t\u00eb vegj\u00ebl, duke i b\u00ebr\u00eb ata akoma m\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm. Ashtu si fiksimi me drog\u00ebn, sa m\u00eb shum\u00eb q\u00eb ne p\u00ebrpiqemi t\u00eb k\u00ebnaqim pronar\u00ebt e vegj\u00ebl, aq m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrfundojm\u00eb duke d\u00ebshiruar. Rruga drejt \u00e7lirimit nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimi i vetes, apo t\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsh axhend\u00ebn t\u00ebnde, por \u00ebsht\u00eb zhdukja e komplet axhend\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Disa njer\u00ebz kan\u00eb frik\u00eb se po t\u00eb zgjohen n\u00eb natyr\u00ebn e tyre t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se ato do humbasin individualitetin dhe shijimin e jet\u00ebs. N\u00eb fakt, e kund\u00ebrta \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb; individualizimi unik i shpirtit mund t\u00eb shprehet vet\u00ebm n\u00ebse ne kap\u00ebrcejm\u00eb egon ton\u00eb t\u00eb kufizuar. Fakti q\u00eb ne mbesim t\u00eb p\u00ebrgjumur n\u00eb matriks, shumica prej nesh nuk e zbulojn\u00eb kurr\u00eb at\u00eb se \u00e7ka shpirti d\u00ebshiron t\u00eb p\u00ebrcjelli.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Rruga drejt Samadh-it p\u00ebrfshin meditimin, q\u00eb \u00ebsht\u00eb v\u00ebzhgimi i egos s\u00eb kufizuar, e cila ndryshon si edhe t\u00eb kuptuarit e natyr\u00ebs suaj t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, e cila nuk ndryshon. Kur ju t\u00eb jeni n\u00eb pik\u00ebn tuaj t\u00eb qet\u00ebsis\u00eb, pra burimin e qenies suaj, ju at\u00ebher\u00eb do prisni p\u00ebr udh\u00ebzime t\u00eb m\u00ebtejshm\u00eb pa pasur nevoj\u00eb p\u00ebr insistenc\u00eb n\u00eb at\u00eb sesi bota e jashtme duhet t\u00eb ndryshoj\u00eb. Jo vullneti im, por vullneti i Universit t\u00eb realizohet.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00ebse mendja p\u00ebrpiqet q\u00eb vet\u00ebm t\u00eb ndryshoj\u00eb bot\u00ebn e jashtme q\u00eb t\u00eb jet\u00eb konform disa ideve p\u00ebr t\u00eb cilat ju mendoni sesi duhet t\u00eb jet\u00eb rruga, \u00ebsht\u00eb si t\u00eb p\u00ebrpiqesh t\u00eb ndryshosh imazhin n\u00eb nj\u00eb pasqyr\u00eb duke manipuluar reflektimin (sh\u00ebmb\u00ebllimin). Q\u00eb ta b\u00ebni imazhin n\u00eb nj\u00eb pasqyr\u00eb t\u00eb buz\u00ebqeshe, ju nuk mund t\u00eb manipuloni reflektimin, ju duhet t\u00eb kuptoni (realizoni) veten q\u00eb \u00ebsht\u00eb burimi autentik i reflektimit<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kur t\u00eb kuptoni (realizoni) veten tuaj t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, nuk do t\u00eb thot\u00eb se \u00e7do gj\u00eb n\u00eb aspektin e jasht\u00ebm detyrimisht duhet t\u00eb ndryshoj\u00eb. Ajo \u00e7ka ndryshon \u00ebsht\u00eb energjia e brendshme koshiente dhe inteligjente, e quajtur ndryshe prana, e cila \u00ebsht\u00eb e \u00e7liruar nga \u00e7do lloj forme e kufizuar, b\u00ebhet k\u00ebshtu e aft\u00eb t\u00eb drejtohet nga vet\u00eb shpirti. Ju mund t\u00eb b\u00ebheni t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr q\u00ebllimin e shpirtin, kur t\u00eb jeni t\u00eb aft\u00eb t\u00eb v\u00ebzhgoni egon e kufizuar dhe k\u00ebmb\u00ebnguljen e saj t\u00eb pafundme dhe ta \u00e7lironi, ta lini t\u00eb shkoj\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb mitologjin\u00eb Greke, thuhet se zotat e d\u00ebnuan Sizifusin q\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebriste nj\u00eb detyr\u00eb t\u00eb pakuptimt\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsisht. Detya e tij ishte t\u00eb shtynte nj\u00eb gur lart n\u00eb nj\u00eb mal, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ta rrokulliste posht\u00eb p\u00ebrs\u00ebri. Ekzistencialisti Francez dhe fituesi i \u00e7mimit Nobel, Albert Kamy, e pa situat\u00ebn e Sizifit si nj\u00eb metafor\u00eb p\u00ebr njer\u00ebzimin. Ai b\u00ebri nj\u00eb pyetje: &#8220;Si mund ta gjejm\u00eb kuptimin n\u00eb k\u00ebt\u00eb ekzistenc\u00eb absurde?&#8221;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Si njer\u00ebz, po lodhemi pafund\u00ebsisht, duke nd\u00ebrtuar p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb ardhme q\u00eb nuk mb\u00ebrrin kurr\u00eb dhe pastaj vdesim. N\u00ebse ne realisht e kuptojm\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, ose do na ik\u00eb mendja se jemi identifikuar me karakteret tona egoiste, ose do zgjohemi e do \u00e7lirohemi. Ne nuk mund t\u00eb kemi kurr\u00eb sukses n\u00eb luft\u00ebn e jashtme, sepse ajo \u00ebsht\u00eb thjesht\u00eb reflektim i bot\u00ebs son\u00eb t\u00eb brendshme. Shakaja kozmike, absurditeti i situat\u00ebs b\u00ebhet i qart\u00eb kur ka nj\u00eb d\u00ebshtim t\u00eb plot\u00eb dhe absolut t\u00eb egos, p\u00ebr tu zgjuar nga p\u00ebrpjekjet e saj t\u00eb kota.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb Zen ka nj\u00eb shprehje: &#8220;P\u00ebrpara ndri\u00e7imit \u00e7aj dru dhe mbush uj\u00eb. Pas ndri\u00e7imit \u00e7aj dru dhe mbush uj\u00eb&#8221;. Para ndri\u00e7imit duhet t\u00eb ngjisim lart gurin n\u00eb kod\u00ebr, pas ndri\u00e7imit duhet t\u00eb ngjisim lart gurin p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb kod\u00ebr. \u00c7far\u00eb ka ndryshuar? Rezistenca e brendshme e asaj q\u00eb \u00ebsht\u00eb. Lufta ra, ose m\u00eb mir\u00eb ai q\u00eb po luftonte e ka kuptuar se ka qen\u00eb i g\u00ebnjesht\u00ebrt. Vullneti i individit apo mendja e tij dhe vullneti hyjnor, apo mendja supreme, jan\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin drejtim.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Samadhi \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfundimisht, r\u00ebnia e t\u00eb gjitha pengesave t\u00eb brendshme, pa p\u00ebrjashtim. Ai q\u00eb \u00ebsht\u00eb i aft\u00eb t\u00eb realizoj\u00eb paqen e brendshme, pavar\u00ebsisht rrethan\u00ebs, ka arritur (realizuar) Samadh-in e v\u00ebrtet\u00eb. Ju e \u00e7lironi penges\u00ebn jo sepse keni harruar nj\u00eb gj\u00eb apo nj\u00eb tjet\u00ebr, por sepse liria juaj e brendshme nuk \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e s\u00eb jashtmes.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Me r\u00ebnd\u00ebsi \u00ebsht\u00eb t\u00eb theksojm\u00eb se kur ne e pranojm\u00eb realitetin si\u00e7 \u00ebsht\u00eb, kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb se ne ndalojm\u00eb s\u00eb vepruari n\u00eb bot\u00eb, apo se b\u00ebhemi pacifist\u00eb meditues. N\u00eb fakt, e kund\u00ebrta \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb; kur jemi t\u00eb lir\u00eb t\u00eb veprojm\u00eb pa qen\u00eb t\u00eb shtyr\u00eb nga motive t\u00eb pavet\u00ebdijshme vet\u00ebm at\u00ebhere \u00ebsht\u00eb e mundur t\u00eb veprojm\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me Tao-n, me forc\u00ebn e plot\u00eb t\u00eb energjis\u00eb son\u00eb t\u00eb brendshme. Shum\u00eb veta diskutojn\u00eb se n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb ndryshojm\u00eb bot\u00ebn dhe t\u00eb sjellim paqen, ne duhet t\u00eb luftojm\u00eb akoma m\u00eb fort kund\u00ebr armiqve tan\u00eb T\u00eb luftosh p\u00ebr paqen \u00ebsht\u00eb si t\u00eb ul\u00ebras\u00ebsh p\u00ebr qet\u00ebsin\u00eb; thjesh\u00ebt krijon akoma m\u00eb shum\u00eb gj\u00ebra t\u00eb pad\u00ebshirueshme. N\u00eb dit\u00ebt e sotme ka nj\u00eb luft\u00eb kund\u00ebr \u00e7do gj\u00ebje: luft\u00eb kund\u00ebr terrorit, luft\u00eb kund\u00ebr s\u00ebmundjeve, luft\u00eb kund\u00ebr uris\u00eb. \u00c7do luft\u00eb n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb nj\u00eb luft\u00eb kund\u00ebr vetes son\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Lufta \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb iluzioni kolektiv. Ne themi se duam paqe, ku nd\u00ebrkoh\u00eb ne vazhdojm\u00eb t\u00eb zgjedhim lidera q\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb luft\u00eb. Ne e g\u00ebnjejm\u00eb veten duke th\u00ebn\u00eb se jemi pro t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, por vazhdojm\u00eb t\u00eb blejm\u00eb produkte t\u00eb prodhuara nga fabrika ku pun\u00ebtor\u00ebt punojn\u00eb n\u00eb kushte t\u00eb k\u00ebqija dhe me rroga minimale. Ne themi se duam aj\u00ebr t\u00eb past\u00eb, por vazhdojm\u00eb p\u00ebrs\u00ebri ta ndosim at\u00eb. Ne duam q\u00eb shkenca t\u00eb na kuroj\u00eb nga kanceri, por nuk i ndryshojm\u00eb sjelljet tona vet\u00eb-shkat\u00ebrruese q\u00eb na b\u00ebjn\u00eb t\u00eb s\u00ebmur\u00eb. Ne e mashtrojm\u00eb veten ton\u00eb siku po promovojm\u00eb nj\u00eb jetes\u00eb t\u00eb sh\u00ebndetshme. Ne nuk d\u00ebshirojm\u00eb t\u00eb shikojm\u00eb ato pjes\u00eb tonat t\u00eb fshehura q\u00eb e lejon\u00eb vuajtjen dhe vdekjen.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Besimi jon\u00eb se mund t\u00eb fitojm\u00eb nj\u00eb luft\u00eb kund\u00eb kancerit, uris\u00eb, terrorit, apo kund\u00ebr \u00e7do armiku tjet\u00ebr q\u00eb \u00ebsht\u00eb krijuar nga vet\u00eb mendimet dhe sjelljet tona, n\u00eb fakt na l\u00eb t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb iluzionohemi se nuk duhet ta ndryshojm\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn sesi ne operojm\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb planet. \u00cbsht\u00eb pik\u00ebrisht bota e brendshme vendi ku duhet t\u00eb ndodhi revolucioni. Vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb kur ta ndjejm\u00eb drejtp\u00ebrdrejt spiralen e jet\u00ebs brenda nesh, bota e jashtme do t\u00eb p\u00ebrputhet me Tao-n. Deri at\u00ebher\u00eb, \u00e7do gj\u00eb q\u00eb ne b\u00ebjm\u00eb, do ti shtohet kaosit q\u00eb kemi krijuar me an\u00eb t\u00eb mendjes.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Lufta dhe paqja rriten s\u00ebbashku n\u00eb nj\u00eb k\u00ebrcim t\u00eb pafund\u00ebm; ata jan\u00eb nj\u00eb vazhdim\u00ebsi. Nj\u00ebra gjysm\u00eb, nuk mund t\u00eb ekzistoj\u00eb pa gjysm\u00ebn tjet\u00ebr. Ashtu si\u00e7 drita nuk mund t\u00eb ekzistoj\u00eb pa err\u00ebsir\u00ebn dhe e sip\u00ebrmja nuk mund t\u00eb ekzistoj\u00eb pa t\u00eb poshtmen. Bota duket sikur k\u00ebrkon drit\u00ebn pa err\u00ebsir\u00ebn, p\u00ebrmbushjen pa zbaraz\u00ebtin\u00eb, lumturin\u00eb pa trishtimin. Sa m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrfshihet mendja, n\u00eb aq m\u00eb shum\u00eb fragmente ndahet bota. \u00c7do zgjidhje q\u00eb vjen nga mendja egoiste, udh\u00ebhiqet nga ideja se ekziston nj\u00eb problem aty dhe si rezultat, zgjidhja b\u00ebhet nj\u00eb problem akoma m\u00eb i madh sesa problemi q\u00eb po p\u00ebrpiqej t\u00eb zgjidhte. Ajo t\u00eb cil\u00ebn ju e rezistoni, b\u00ebhet m\u00eb k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebse.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Zgjuarsia njer\u00ebzore ka krijuar antibiotik\u00eb t\u00eb rinj vet\u00ebm q\u00eb ta detyroj\u00eb natyr\u00ebn t\u00eb b\u00ebhet m\u00eb dredharake si dhe bakteret t\u00eb b\u00ebhen m\u00eb rezistente. Pavar\u00ebsisht p\u00ebrpjekjeve tona maksimale n\u00eb k\u00ebt\u00eb luft\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjithshme, prevalenca e kancerit n\u00eb fakt po rritet, numri i t\u00eb uriturve rritet vazhdimisht, numri i terrorist\u00ebve q\u00eb sulmojn\u00eb vazhdon t\u00eb rritet.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ku q\u00ebndron problemi me p\u00ebrqasjen ton\u00eb? Ashtu si nx\u00ebn\u00ebsi i magjistarit n\u00eb poem\u00ebn e Goeth, ne mbajm\u00eb nj\u00eb fuqi t\u00eb madhe, por nuk kemi men\u00e7urin\u00eb e duhur p\u00ebr ta p\u00ebrdorur. Problemi \u00ebsht\u00eb se ne nuk e kuptojm\u00eb mjetin q\u00eb po p\u00ebrdorim. Ne nuk e kuptojm\u00eb mendjen njer\u00ebzore dhe rolin e q\u00ebllimin e saj.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kriza ka lindur nga m\u00ebnyra e kufizuar me t\u00eb cil\u00ebn mendojm\u00eb, ndjejm\u00eb dhe e p\u00ebrjetojm\u00eb jet\u00ebn. Racionalizmi jon\u00eb na ka grabitur aft\u00ebsin\u00eb ton\u00eb p\u00ebr t\u00eb njohur dhe p\u00ebrjetuar urt\u00ebsin\u00eb e shum\u00eb kulturave t\u00eb lashta. T\u00eb menduarit egoist na ka grabitur aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndjer\u00eb thell\u00eb shenjt\u00ebrin\u00eb e jet\u00ebs, fuqis\u00eb s\u00eb jet\u00ebs dhe t\u00eb kuptuarit n\u00eb total nivelet e ndryshme t\u00eb koshienc\u00ebs, q\u00eb tani jan\u00eb pothuajse t\u00eb humbura p\u00ebr njer\u00ebzit. N\u00eb tradit\u00ebn e lasht\u00eb Egjipiane, Neters ishin forma tipike, karakteristikat e t\u00eb cilave mund t\u00eb mish\u00ebroheshin nga ata q\u00eb pastronin unin e tyre fizik dhe shpirt\u00ebror, n\u00eb at\u00eb lloj forme q\u00eb t\u00eb ishin t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm t\u00eb p\u00ebrvet\u00ebsonin vet\u00ebdijen. Neteri origjinal, apo parimi hyjnor i k\u00ebsaj urt\u00ebsie, njihej si Thot-i ose Tehuti. Shpesh p\u00ebrshkruhet si nj\u00eb shkrimtar me kok\u00ebn si t\u00eb zogut ose Ibis dhe p\u00ebrfaq\u00ebsonte origjin\u00ebn e gjith\u00eb dijes dhe urt\u00ebsis\u00eb. Thot-i mund t\u00eb p\u00ebrshkruhet parimi kozmik i t\u00eb menduarit, ose mendimit. Thot-i na dha neve gjuh\u00ebn, konceptet, shkrimin, matematik\u00ebn dhe t\u00eb gjitha artet dhe manifestimet e mendjes. Vet\u00ebm ata t\u00eb cil\u00ebt kishin b\u00ebr\u00eb trajnime t\u00eb ve\u00e7anta, ishin t\u00eb lejuat t\u00eb aksesonin dijen e \u00e7muar t\u00eb Thot-it.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Libri i Thot-it nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr fizik, por \u00ebsht\u00eb dija e akashic, apo e sfer\u00ebs astralo-eterike. Legjenda thot\u00eb se dija Thot-it fshihej thell\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend sekret brenda \u00e7do qenie njer\u00ebzore dhe mbrohej nga nj\u00eb gjarp\u00ebr i florinjt\u00eb. Miti shum\u00ebvje\u00e7ar i gjarprit apo dragoit rojtar t\u00eb thesarit, \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb ka dep\u00ebrtuar n\u00eb shum\u00eb kultura dhe ka pasur emra t\u00eb ndrysh\u00ebm si kundalini shakti, \u00e7i, fryma e shenjt\u00eb dhe energjia e brendshme. Gjarpri i florinjt\u00eb personifikon egon q\u00eb \u00ebsht\u00eb e lidhur me energjit\u00eb e brendshme dhe deri sa ta zot\u00ebrojm\u00eb dhe kap\u00ebrcejm\u00eb at\u00eb, shpirti nuk do jet\u00eb kurr\u00eb i aft\u00eb t\u00eb marr\u00eb dijen e v\u00ebrtet\u00eb. Thuhej se libri i Thot-it nuk solli asgj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se vuajtje te \u00e7dokush q\u00eb e kishte lexuar, megjithat\u00eb ata do t\u00eb zbulonin sekretet e zotave dhe \u00e7do fsheht\u00ebsi t\u00eb yjeve. Ajo q\u00eb duhet kuptuar, \u00ebsht\u00eb se libri i solli vuajtje atyre personave q\u00eb e lexuan ku egoja e tyre u p\u00ebrpoq ta kontrollonte. N\u00eb tradit\u00ebn Egjiptiane, zgjimi i vet\u00ebdijes p\u00ebrfaq\u00ebsohej nga Osiris.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pa k\u00ebt\u00eb zgjim t\u00eb vet\u00ebdijes, \u00e7do dije apo kuptueshm\u00ebri e marr\u00eb nga vetja e kufizuar do t\u00eb ishte e rrezikshme dhe e shk\u00ebputur nga dija supreme. Syri i Horusit duhet t\u00eb hapet! Dometh\u00ebnia ezoterike (fsheht\u00eb) q\u00eb ne gjejm\u00eb k\u00ebtu, \u00ebsht\u00eb e ngjashme me historin\u00eb e njohur t\u00eb &#8220;r\u00ebnies&#8221; n\u00eb kopshtin e Edenit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Libri i Thot-it paralelizon librin e njohuris\u00eb t\u00eb s\u00eb mir\u00ebs dhe s\u00eb keqes, frutat e t\u00eb cilit tunduan Adamin dhe Ev\u00ebn. Njer\u00ebzimi e ka ngr\u00ebn\u00eb tashm\u00eb frut\u00ebn e ndaluar, e ka hapur tashm\u00eb librin e Thot-it dhe jan\u00eb p\u00ebrz\u00ebn\u00eb nga kopshti. Gjarpri \u00ebsht\u00eb nj\u00eb metafor\u00eb p\u00ebr spiralen primare q\u00eb zgjatet nga mikrokozmosi deri tek makrokozmosi. Sot gjarpri po jeton si ti. Ai \u00ebsht\u00eb mendja egoiste, i shprehur si manifestim i bot\u00ebs. Kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb nuk kemi pasur akses n\u00eb kaq shum\u00eb dije. Kemi shkuar thell\u00eb n\u00eb bot\u00ebn materiale, madje kemi gjetur t\u00eb ashtuquajtur\u00ebn &#8220;grimc\u00ebn e Zotit&#8221;, por nuk kemi qen\u00eb kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb kaq t\u00eb kufizuar, kaq t\u00eb paditur se kush jemi, si t\u00eb jetojm\u00eb dhe nuk kuptojm\u00eb mekanizmat me t\u00eb cilat ne krijojm\u00eb vuajtjen.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">T\u00eb menduarit e ton\u00eb e ka krijuar bot\u00ebn si\u00e7 \u00ebsht\u00eb tani. Sa her\u00eb q\u00eb ne e etiketojm\u00eb di\u00e7ka si t\u00eb keqe apo t\u00eb mir\u00eb, apo krijojm\u00eb preferenca n\u00eb mendjet tona, kjo rrjedh nga ardhja n\u00eb jet\u00eb e egos ose interesave vetjake. Zgjidhja nuk \u00ebsht\u00eb t\u00eb luftojm\u00eb p\u00ebr paqen apo t\u00eb mundim natyr\u00ebn, por thjesht\u00eb t\u00eb njohim t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn; se esenca e ekzistimit t\u00eb egos krijon duaitet, nj\u00eb ndarje midis meje dhe tjer\u00ebve, times dhe t\u00ebndes, njeriut dhe natyr\u00ebs, t\u00eb brendshmes dhe t\u00eb jashtmes. Egoja \u00ebsht\u00eb dhun\u00eb; ka nevoj\u00eb p\u00ebr barrier\u00eb, nj\u00eb ndarje nga t\u00eb tjer\u00ebt, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb ekzistoj\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pa egon, nuk ka asgj\u00eb p\u00ebr tu luftuar. Nuk ka arroganc\u00eb, nuk ka pushtim t\u00eb natyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb krijuar p\u00ebrfitime. K\u00ebto kriza t\u00eb jashtme n\u00eb bot\u00ebn ton\u00eb, reflektojn\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb serioze t\u00eb brendshme; ne nuk e dim\u00eb se kush jemi. Ne jemi totalisht t\u00eb identifikuar me karakteret tona egoiste, t\u00eb konsumuara nga frik\u00ebrat dhe jan\u00eb nd\u00ebrprer\u00eb nga natyra jon\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Rracat, fet\u00eb, shtetet, politikat, \u00e7do grup t\u00eb cilit i p\u00ebrkasim, t\u00eb gjitha jan\u00eb p\u00ebrforcime t\u00eb karaktereve tona egoiste. Pothuajse \u00e7do grupim q\u00eb ekziston sot n\u00eb planet, do t\u00eb pohoje se k\u00ebndv\u00ebshtrimi i tyr\u00eb \u00ebsht\u00eb i v\u00ebrtet\u00eb dhe i sakt\u00eb, ashtu si\u00e7 b\u00ebjm\u00eb edhe n\u00eb nivel personal. Duke pohuar t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn si t\u00eb veten, grupimi e p\u00ebrjet\u00ebson ekzistenc\u00ebn e vet n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb si\u00e7 egoja e p\u00ebrcakton veten kundrejt t\u00eb tjer\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Tani m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb, realitete t\u00eb ndryshme dhe sisteme besimi t\u00eb polarizuara po bashk\u00ebjetojn\u00eb n\u00eb tok\u00eb. Ekziston mund\u00ebsia q\u00eb njer\u00ebz t\u00eb ndrysh\u00ebm t\u00eb p\u00ebrjetojn\u00eb mendime dhe ndjesi t\u00eb ndryshme p\u00ebr t\u00eb njejtin fenomen. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb, samsara dhe nirvana, parajsa dhe ferri, jan\u00eb dy dimensione t\u00eb ndryshme q\u00eb okupojn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn tok\u00eb. Nj\u00eb ngjarje q\u00eb mund t\u00eb duket apokaliptike p\u00ebr nj\u00eb person, p\u00ebr nj\u00eb tjet\u00ebr mund t\u00eb duket si bekim. K\u00ebshtu q\u00eb, ajo \u00e7ka duhet t\u00eb kemi t\u00eb qart\u00eb \u00ebsht\u00eb se rrethanat e tua fizike nuk duhet t\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb bot\u00ebn tuaj t\u00eb brendshme n\u00eb asnj\u00eb lloj m\u00ebnyre. T\u00eb kuptosh Samadh-in duhet t\u00eb b\u00ebhesh nj\u00eb rrot\u00eb vet\u00ebl\u00ebviz\u00ebse, duhet t\u00eb b\u00ebhesh autonom, nj\u00eb univers brenda vetes. Eksperienca e jet\u00ebs suaj, nuk merr pjes\u00eb n\u00eb ndryshimin e fenomenit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb analogji mund t\u00eb b\u00ebhet me kubat e Metatron\u00ebve. Metatron p\u00ebrmendet n\u00eb disa tekste t\u00eb lashta Kristiane, Islamike dhe Hebreje dhe lidhet mir\u00eb me Thot-in Egjiptian, si dhe me Hermesin e Greqis\u00eb. Metatroni lidhet ngusht me tetragramin. Tetragrami \u00ebsht\u00eb forma gjeometrike thelb\u00ebsore, tempulli, apo fillimi i realitetit fizik e cila \u00ebsht\u00eb quajtur fjala e Zotit ose Logosi. K\u00ebtu shohim nj\u00eb figur\u00eb dydimensionale, por n\u00ebse e shikon n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tjet\u00ebr, mund t\u00eb kub 3D. Kur e shikoni kubin, asgj\u00eb nuk ka ndryshuar n\u00eb figur\u00eb, por mendja juaj ka shtuar nj\u00eb dimension t\u00eb ri n\u00eb optik\u00ebn tuaj.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Dimensionaliteti apo k\u00ebndv\u00ebshtrimi, \u00ebsht\u00eb thjesht\u00eb nj\u00eb \u00e7eshtje q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebje me t\u00eb m\u00ebsuarit e t\u00eb parit t\u00eb bot\u00ebs n\u00eb plane t\u00eb reja.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Samadhi 1 Maya, iluzion i vetvetes Samadhi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fjal\u00eb antike Sanskrite, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn nuk ka nj\u00eb fjal\u00eb moderne ekuivalente. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb sfid\u00eb e madhe t\u00eb b\u00ebsh nj\u00eb film p\u00ebr Samadh-in Samadhi flet p\u00ebr di\u00e7ka q\u00eb nuk mund t\u00eb p\u00ebrcillet n\u00eb nivelin e mendjes. Ky film \u00ebsht\u00eb thjesht\u00eb manifestimi i jasht\u00ebm i eksplorimit t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"featured_media":14242,"menu_order":0,"template":"","transcript-language":[54],"class_list":["post-9492","awaken-transcript","type-awaken-transcript","status-publish","has-post-thumbnail","hentry","transcript-language-albanian-transcripts"],"acf":[],"taxonomy_info":{"transcript-language":[{"value":54,"label":"Albanian"}]},"featured_image_src_large":["https:\/\/awakentheworld.com\/sq\/wp-content\/uploads\/sites\/37\/2020\/06\/Samadhi-1.jpg",568,568,false],"author_info":[],"comment_info":"","jetpack_sharing_enabled":true,"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/awakentheworld.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/awaken-transcript\/9492","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/awakentheworld.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/awaken-transcript"}],"about":[{"href":"https:\/\/awakentheworld.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/awaken-transcript"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/awakentheworld.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/14242"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/awakentheworld.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=9492"}],"wp:term":[{"taxonomy":"transcript-language","embeddable":true,"href":"https:\/\/awakentheworld.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/transcript-language?post=9492"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}