Samadhi 1 – transkriptimi i videos

Maya, iluzion i vetvetes

Samadhi është një fjalë antike Sanskrite, për të cilën nuk ka një fjalë moderne ekuivalente. Është një sfidë e madhe të bësh një film për Samadh-in Samadhi flet për diçka që nuk mund të përcillet në nivelin e mendjes.

Ky film është thjeshtë manifestimi i jashtëm i eksplorimit të botës time të brendshme. Qëllimi nuk është që t’ju mësojmë diçka rreth Samadh-it, apo t’ju sigurojmë informacione për mendjen tuaj, por qëllimi është t’ju frymëzojmë që ta zbuloni drejtpërdrejt natyrën e vërtetë të qenies suaj. Samadhi është i rëndësishëm tani më shumë se kurrë. Ne jemi në një moment të historisë, ku jo vetëm që kemi harruar Samadh-in, por kemi harruar gjithashtu se çfarë kemi harruar.

Ky harrim është Maja, iluzioni i vetes.

Si njerëz, shumica prej nesh jeton i zhytur në rutinën e përditshme, duke mos menduar fare se kush jemi, pse jemi këtu, apo se ku po shkojmë. Shumë prej nesh nuk e kanë kuptuar kurrë natyrën e vërtetë të qenies sonë, të shpirtit, apo siç e quan ndryshe Buddha “annata” – e cila është përtej emrit dhe formës, përtej të menduarit. Si pasojë, ne besojmë se jemi këto trupa të kufizuar që kemi. Ne jetojmë me frikën – në mënyrë të vetëdijshme ose të pavetëdijshme – se kjo strukturë e kufizuar, me të cilën ne identifikohemi (personifikohemi), do të vdesë.

Sot, një numër i madh njerëzish, të cilët merren me praktika fetare apo shpirtërore (spirituale) si joga, lutja, meditimi, psal, apo ndonjë lloj tjetër rituali, janë duke praktikuar teknika që janë të kufizuara. Çka do të thotë se të gjitha këto janë pjesë e egos. Problemi nuk qëndron tek kërkimi (i së vërtetës) apo aktiviteti që bëhet, por i gjithë problemi qëndron në të menduarit se përgjigjja është gjetur në disa forma (veprime) të jashtme.

Spiritualiteti, në formën e tij më të zakonshëm, nuk ka asnjë ndryshim me të menduarit patologjik, që po shpërndahet gjithandej. Është një shqetësim tjetër i mendjes. Më shumë rendim drejt të bërit shumë gjëra, sesa të kuptuarit të qëllimit se pse po i bëjmë.  Egoja do më shumë para, fuqi, dashuri, më shumë gjithçka. Ata të cilët janë në të ashtuquajturën rrugë shpirtërore, dëshirojnë të jenë akoma më shumë shpirtërorë, më të vetëdijshëm, më të vetë-kontrolluar, më paqësorë, më të ndriçuar. Rreziku që ju kanoset ju gjatë shikimit të këtij filmi, është që mendja juaj do të dojë që të marrë (përthithë) Samadh-in. Akoma më i rrezikshëm është fakti se mendja juaj mund të mendojë se e ka marrë Samadh-in. Kudo ku ekziston dëshira për të marrë diçka, aty është egoja aktive. Samadhi nuk është diçka për tu marrë apo për t’ja shtuar vetes.

Për të kuptuar (realizuar) Samadh-in, është që të mësosh të vdesësh para se të vdesësh. Jeta dhe vdekja, janë si një jin dhe jang – një vazhdimësi e pandashme (e pashkëputshme). Duke u shpalosu pafundësisht, pa fillim dhe fund. Kur ne largojmë vdekjen, ne gjithashtu largojmë jetën. Kur ju përjetoni direkt të vërtetën se kush jeni, nuk ekziston më frika e jetës apo vdekjes.

Neve na është thënë se kush jemi nga shoqëria dhe kultura jonë dhe në të njëjtën kohë, ne jemi skllevër të dëshirës dhe mospëlqimit biokogjik të pavetëdijshëm, që udhëheq zgjedhjet tona. Egoja nuk është asgjë më shumë sesa impulsi për të përsëritur. Është thjeshtë rruga në të cilën energjia ka kaluar një herë dhe tendenca që përsëri ka kjo energji për të kaluar në po atë rrugë, qoftë pozitive apo negative për organizmin.

Ka nivele të pafundme të memories apo mendjes, spirale brenda spiraleve. Kur koshienca (ndërgjegjja/vetëdija) juaj identifikohet me këtë mendje apo ego, si rezultat ju mban të lidhur me kushtëzimin shoqëror, të cilin mund ta quani matriks (matricë).

Ka aspekte të egos për të cilat ne jemi të vetëdijshëm, por problemi është se qenien tonë, që mund ta quajmë si një makineri, e drejtojn e pavetëdijshmja, “instalimet” e vjetra, frikërat e para që janë mbjellur tek ne. Forma të pafundme që synojnë drejt kënaqësisë dhe shmangies së vuajtjes, janë sublimuar (lartësuar) në sjellje patologjike…punë…marrëdhënie…besime, mendimet tona të thella dhe e gjithë mënyra sesi jetojmë. Ashtu si kafshët, shumica e njerëzve jetojnë dhe vdesin në nënshtrim pasiv, duke e ushqyer jetën e tyre me matriksin.

Ne e jetojmë jetën tonë sipas modeleve të kufizuara. Jetët shpesh janë të mbushura me vuajtje të mëdha dhe nuk vjen kurrë momenti që të çlirohemi. Është e mundur që të heqim dorë nga jeta e trashëguar nga e shkuara, në mënyrë që të jetojmë jetën që pritet të linde nga bota jonë e brendshme.

 Ne të gjithë kemi lindur në këtë botë me struktura të kufizuara biologjike, por pa vetëdije për veten. Shpeshherë, kur shikoni në sytë e fëmijëve, nuk ka gjurmë të vetes, por vetëm boshllëk që ndriçon. Personi në të cilin ne rritemi, është një maskë e vënë mbi koshiencë (vetëdije). Shekspiri ka thënë: “E gjithë bota është një skenë dhe të gjithë burrat e gratë thjeshtë aktorë”. Tek një individ i vetëdijshëm (i ndriçuar), koshienca shndërrin përtej personalitetit, përtej maskës. Kur jeni të ndriçuar, ju nuk identifikoheni më me karakterin tuaj. Ju nuk e besoni se jeni maskat që keni vënë. Por ju as nuk hiqni dorë së luajturi një rol.

Në momentin që ne identifikohemi me karakterin ose personalitetin tonë, kjo është Maja, iluzioni i vetes. Samadhi është zgjimi nga ëndërra e personazhit që luan në lojën e jetës.

2400 vite pasi Platoni shkroi “Republikën”, njerëzimi akoma është në rrugën drejt daljes nga shpella e Platonit. Në fakt, sot mund të jemi më të hipnotizuar nga iluzionet se kurrë më parë. Platoni tregon për Sokratin, i cili përshkruante një grup njerëzish të prangosurtë prangosur brenda një shpelle, ku përballë kishin një mur. Gjithçka që mund të shihnin, ishin hijet e projektuara në mur nga gjërat që kalonin përpara zjarrit që ndodhej pas tyre. Kjo shfaqje kukullash, u bë bota e tyre.

Sipas Sokratit, hijet ishin për të burgosurit si realiteti i tyre. Edhe pasi atyre ju tregua për botën e jashtme, ata vazhduan të besojnë se hijet ishin gjithçka. Edhe nëse ata për një moment dyshonin se ekzistonte diçka më shumë, ata nuk ishin të gatshëm të linin pas atë çka ishte më e njohur për to.

Njerëzimi sot është si ata të burgosurit, të cilët kanë parë vetëm ato hijet në murin e shpellës. Hijet janë të ngjashme me mendimet tona. Bota e të menduarit, është e vetmja botë që ne njohim. Por, është një botë që ekziston përtej të menduarit. Përtej mendjes dualiste. A jeni të gatshëm të dilni nga shpella, të lini pas gjithçka që keni ditur, që të zbuloni të vërtetën se kush jeni?

Në mënyrë që të përjetoni Samadh-in, është e domosdoshme të largoni vëmendjen tuaj nga hijet, larg nga mendimet, drejt dritës. Kur një person është mësuar vetëm me errësirën, ai duhet me patjetër të përshtatet gradualisht me dritën. Si çdo aklimatizim me një padigëm (model/shembull) të re, nevojitet kohë, përpjekje dhe vullnet i hekurt për të zbuluar të rejat, si dhe për të larguar të vjetrën. Për koshiencën, mendja është si një kurth, një labirint, apo një burg. Nuk është se jeni në burg, por ju jeni burgu.

Burgu është një iluzion. Nëse identifikoheni me veten iluzionare, jeni të përgjumur. Sapo të bëheni të vetëdijshëm për burgun, nëse luftoni për të dalë nga iluzioni, atëherë ju po e trajtoni iluzionin si të ishte real dhe përsëri ngeleni në gjumë, me të vetmin ndryshim që tani ëndërra kthehet në një ankth. Do të ndiqeni dhe do vraponi nga hijet përgjithmonë. Samadhi është zgjimi nga ëndërra ku qenia juaj është e ndarë, apo nga egoja. Samadhi është zgjimi nga të identifikuarit me burgun që quhet “UNË”. Ju nuk mundet kurrë të jeni të lirë, sepse kudo që shkoni, burgu juaj është me ju.

Zgjimi (vetëdijësimi) nuk ka të bëje me zhdukjen e mendjes apo matriksit, për kundrazi; kur nuk identifikoheni me të, atëhere mund ta përjetoni lojën e jetës më plotësisht, ta shijoni shfaqjen siç duhet, pa pasur frikë. Nëmësimet e lashta, kjo quhej loja hyjnore e Leila-s: të luajturit në dualitet.

Koshienca njerëzore është një vazhdimësi. Në njërin ekstrem, njerëzit identifikohen me veten materiale. Në ekstremin tjetër është Samadhi, shkëputja nga vetja. Çdo hap që marrim brenda kësaj vazhdimësie drejt Samadh-it, sjell më pak vuajtje. Më pak vuajtje nuk do të thotë se jeta s’ka dhimbje. Samadhi është përtej dualitetit të dhimbjes dhe kënaqësië. Kjo do të thotë se mendja përfshihet më pak, si rezultat kemi më pak rezitencë të vetëkrijuar kundrejt çdo gjëje që shpaloset dhe është kjo rezistencë që krijon vuajtjen. Të kuptuarit e Samadh-it, ju lejon që të shihni se çfarë ndodhet në anën tjetër të vazhdimësisë. Të shihni se ka diçka më shumë se bota materiale dhe interesi vetjak. Kur ka një ndërprerje të vetjakes në Samadhi, nuk ka më mendim egoist, jo më vete, nuk ka dualitet, por është vetëm “unë jam”, annata apo jo vetja. Në këtë boshllëk lind agimi i prajna ose urtësisë – pra të kuptuarit se vetja jonë e brendshme, është shumë larg lojës së dualitetit, përtej të gjithë vazhdimësisë. Aspekti (vetja) jonë i brendshëm është i përjetshëm, i pandryshueshëm, gjithmonë në të tashmen.

Ndriçimi është bashkimi i spirales primare, manifestimi i botës që është gjithnjë në ndryshim apo zambaku i ujit në të cilin koha shpaloset, me qenien tënde të përjetshme. Lidhja juaj e brendshme, rritet si një lulje që gjithnjë shpaloset, ndërkohë që ju nuk identifikoheni më me vetveten (egon), duke u bërë kështu një urë e gjallë mes botës së kohës dhe të përjetshmes.

T.ë kuptuarit e aspektit tonë të brendshëm është vetëm fillimi i rrugëtimit Do na duhet që ta përjetojmë dhe ta humbasim Samadh-in shumë herë në meditim, para se të fitojmë aftësinë për ta integruar Samadh-in në aspektet e tjera të jetës sonë. Nuk është diçka e pazakontë që të kemi njohuri të thella rreth natyrës së qenies sonë gjatë meditimit, apo të kërkojmë veten, që të gjejmë veten përsëri, duke u kthyer prap në sjelljet e vjetra, e duke harruar të vërtetën se kush jemi.

Të kuptosh se qetësia apo boshllëku në çdo aspekt të jetës, në çdo aspekt të qenies së dikujtë, është që të bëhemi zbrazëtia që merr çfarëdolloj forme. Qetësia nuk është diçka e ndarë nga lëvizja. Nuk është e kundërta e lëvizjes. Në Samadhi. qetësia njihet si identike me lëvizjen, forma është identike me zbarazëtinë. Ky pohim është absurd për mendjen, sepse mendja është ardhja në jetë e dualitetit.

Rene Dekart, babai i filozofisë perëndimore, është i famshëm për shprehjen “Unë mendoj, pastaj jam”. Asnjë frazë tjetër nuk e përmbledh më qartë rënien e qytetërimit dhe identifikimin në shkallë të plotë, me hijet në murin e shpellës. Gabimi i Dekartit, si gabimet e çdo njeriu, ishte barazimi që i bëri qenies thelbësore me mendimin.

Në hyrje të librit të tij më të famshëm, Dekarti shkruan se pothuajse çdo gjë duhet vënë në dyshim; ai mund të dyshojë në ndjenjat e veta, madje edhe për mendimet e veta. Në mënyrë të ngjashme në Kalama Sutra, Buddha tha se të gjesh të vërtetën, duhet të dyshojmë në të gjitha traditat, shkrimet, mësimet, përmbajtjen e mendjes sonë si dhe në ndjesitë tona. Të dy këto burra e filluan rrugën me shumë skepticizëm, por ndryshimi është se Dekarti i ndaloi kërkimet në nivel mendimi, kurse Buddha shkoi shumë më thellë – ai depërtoi përtej niveleve më të thella të mendjes.

Nëse Dekarti do të kishte shkuar përtej mendjes së tij mendimtare, ai do të kishte kuptuar natyrën e tij të vërtetë dhe koshienca Perëndimore do ishte shumë ndryshe sot. Në vend të kësaj, Dekarti e përshkruan mundësinë e një demoni të ligë që na mbulon me një perde iluzioni. Dekarti nuk e njohu këtë demon të ligë se çfarë ishte. Si në filmin “The Matrix”, të gjithë ne mund të jemi të lidhur me një program të mirëmenduar që na ushqen me një ëndërr iluzive (të gënjeshtërt) për botën. Në film, njerëzit e jetonin jetën në matriks, ndërsa në një nivel tjetër ata ishin thjeshtë bateri, duke ushqyer forcën e tyre të jetës me makineri, të cilat përdornin energjinë e tyre për axhendën e tyre.

Njerëzit kanë tendencën që të fajësojnë dikë apo diçka jashtë vetes së tyre për gjendjen në të cilën gjendete bota apo edhe për mjerimin e tyre. Nëse është një person, grup apo vend i caktuar, fe ose njëfarë kontrolli si Iluminati, i ngjashëm me demonin e ligë të Dekartit, apo makineritë e gjalla të Matriksit. Ironikisht, demoni që përfytyroi Dekarti, është në të vërtetë gjëja me të cilën ai përcakton veten e tij. Kur e kuptoni (realizoni) Samadh-in, bëhet e qartë se ekziston një kontrollues, një makineri, dhe një demon i ligë që filtron jetën tuaj çdo ditë. Makineria je ti!

Egoja juaj përbëhet mini programe të kufizuara, apo pronarë të vegjël. Njëri prej tyre ka dëshirë të madhe të hajë, tjetri do para, tjetri do status, tjetri fuqi, tjetri seks, tjetri intimitet. Një tjetër do vëmendje nga të tjerët. Dëshirat janë me të vërtetë të pafundme dhe nuk mund të kënaqen kurrë.

Ne shpenzojmë shumë kohë dhe energji për zbukurimin e burgut tonë, duke ju dorëzuar presionit për të përmirësuar maskat tona dhe për të ushqyer pronarët tonë të vegjël, duke i bërë ata akoma më të fuqishëm. Ashtu si fiksimi me drogën, sa më shumë që ne përpiqemi të kënaqim pronarët e vegjël, aq më shumë përfundojmë duke dëshiruar. Rruga drejt çlirimit nuk është përmirësimi i vetes, apo të kënaqësh axhendën tënde, por është zhdukja e komplet axhendës.

Disa njerëz kanë frikë se po të zgjohen në natyrën e tyre të vërtetë do të thotë se ato do humbasin individualitetin dhe shijimin e jetës. Në fakt, e kundërta është e vërtetë; individualizimi unik i shpirtit mund të shprehet vetëm nëse ne kapërcejmë egon tonë të kufizuar. Fakti që ne mbesim të përgjumur në matriks, shumica prej nesh nuk e zbulojnë kurrë atë se çka shpirti dëshiron të përcjelli.

Rruga drejt Samadh-it përfshin meditimin, që është vëzhgimi i egos së kufizuar, e cila ndryshon si edhe të kuptuarit e natyrës suaj të vërtetë, e cila nuk ndryshon. Kur ju të jeni në pikën tuaj të qetësisë, pra burimin e qenies suaj, ju atëherë do prisni për udhëzime të mëtejshmë pa pasur nevojë për insistencë në atë sesi bota e jashtme duhet të ndryshojë. Jo vullneti im, por vullneti i Universit të realizohet.

Nëse mendja përpiqet që vetëm të ndryshojë botën e jashtme që të jetë konform disa ideve për të cilat ju mendoni sesi duhet të jetë rruga, është si të përpiqesh të ndryshosh imazhin në një pasqyrë duke manipuluar reflektimin (shëmbëllimin). Që ta bëni imazhin në një pasqyrë të buzëqeshe, ju nuk mund të manipuloni reflektimin, ju duhet të kuptoni (realizoni) veten që është burimi autentik i reflektimit

Kur të kuptoni (realizoni) veten tuaj të vërtetë, nuk do të thotë se çdo gjë në aspektin e jashtëm detyrimisht duhet të ndryshojë. Ajo çka ndryshon është energjia e brendshme koshiente dhe inteligjente, e quajtur ndryshe prana, e cila është e çliruar nga çdo lloj forme e kufizuar, bëhet kështu e aftë të drejtohet nga vetë shpirti. Ju mund të bëheni të vetëdijshëm për qëllimin e shpirtin, kur të jeni të aftë të vëzhgoni egon e kufizuar dhe këmbënguljen e saj të pafundme dhe ta çlironi, ta lini të shkojë.

Në mitologjinë Greke, thuhet se zotat e dënuan Sizifusin që të përsëriste një detyrë të pakuptimtë përjetësisht. Detya e tij ishte të shtynte një gur lart në një mal, në mënyrë që ta rrokulliste poshtë përsëri. Ekzistencialisti Francez dhe fituesi i çmimit Nobel, Albert Kamy, e pa situatën e Sizifit si një metaforë për njerëzimin. Ai bëri një pyetje: “Si mund ta gjejmë kuptimin në këtë ekzistencë absurde?”

Si njerëz, po lodhemi pafundësisht, duke ndërtuar për një të ardhme që nuk mbërrin kurrë dhe pastaj vdesim. Nëse ne realisht e kuptojmë këtë të vërtetë, ose do na ikë mendja se jemi identifikuar me karakteret tona egoiste, ose do zgjohemi e do çlirohemi. Ne nuk mund të kemi kurrë sukses në luftën e jashtme, sepse ajo është thjeshtë reflektim i botës sonë të brendshme. Shakaja kozmike, absurditeti i situatës bëhet i qartë kur ka një dështim të plotë dhe absolut të egos, për tu zgjuar nga përpjekjet e saj të kota.

Në Zen ka një shprehje: “Përpara ndriçimit çaj dru dhe mbush ujë. Pas ndriçimit çaj dru dhe mbush ujë”. Para ndriçimit duhet të ngjisim lart gurin në kodër, pas ndriçimit duhet të ngjisim lart gurin përsëri në kodër. Çfarë ka ndryshuar? Rezistenca e brendshme e asaj që është. Lufta ra, ose më mirë ai që po luftonte e ka kuptuar se ka qenë i gënjeshtërt. Vullneti i individit apo mendja e tij dhe vullneti hyjnor, apo mendja supreme, janë në të njëjtin drejtim.

Samadhi është përfundimisht, rënia e të gjitha pengesave të brendshme, pa përjashtim. Ai që është i aftë të realizojë paqen e brendshme, pavarësisht rrethanës, ka arritur (realizuar) Samadh-in e vërtetë. Ju e çlironi pengesën jo sepse keni harruar një gjë apo një tjetër, por sepse liria juaj e brendshme nuk është pjesë e së jashtmes.

Me rëndësi është të theksojmë se kur ne e pranojmë realitetin siç është, kjo nuk do të thotë se ne ndalojmë së vepruari në botë, apo se bëhemi pacifistë meditues. Në fakt, e kundërta është e vërtetë; kur jemi të lirë të veprojmë pa qenë të shtyrë nga motive të pavetëdijshme vetëm atëhere është e mundur të veprojmë në përputhje me Tao-n, me forcën e plotë të energjisë sonë të brendshme. Shumë veta diskutojnë se në mënyrë që të ndryshojmë botën dhe të sjellim paqen, ne duhet të luftojmë akoma më fort kundër armiqve tanë Të luftosh për paqen është si të ulërasësh për qetësinë; thjeshët krijon akoma më shumë gjëra të padëshirueshme. Në ditët e sotme ka një luftë kundër çdo gjëje: luftë kundër terrorit, luftë kundër sëmundjeve, luftë kundër urisë. Çdo luftë në fakt është një luftë kundër vetes sonë.

Lufta është pjesë e një iluzioni kolektiv. Ne themi se duam paqe, ku ndërkohë ne vazhdojmë të zgjedhim lidera që përfshihen në luftë. Ne e gënjejmë veten duke thënë se jemi pro të drejtave të njeriut, por vazhdojmë të blejmë produkte të prodhuara nga fabrika ku punëtorët punojnë në kushte të këqija dhe me rroga minimale. Ne themi se duam ajër të pastë, por vazhdojmë përsëri ta ndosim atë. Ne duam që shkenca të na kurojë nga kanceri, por nuk i ndryshojmë sjelljet tona vetë-shkatërruese që na bëjnë të sëmurë. Ne e mashtrojmë veten tonë siku po promovojmë një jetesë të shëndetshme. Ne nuk dëshirojmë të shikojmë ato pjesë tonat të fshehura që e lejonë vuajtjen dhe vdekjen.

Besimi jonë se mund të fitojmë një luftë kundë kancerit, urisë, terrorit, apo kundër çdo armiku tjetër që është krijuar nga vetë mendimet dhe sjelljet tona, në fakt na lë të vazhdojmë të iluzionohemi se nuk duhet ta ndryshojmë mënyrën sesi ne operojmë në këtë planet. Është pikërisht bota e brendshme vendi ku duhet të ndodhi revolucioni. Vetëm atëherë kur ta ndjejmë drejtpërdrejt spiralen e jetës brenda nesh, bota e jashtme do të përputhet me Tao-n. Deri atëherë, çdo gjë që ne bëjmë, do ti shtohet kaosit që kemi krijuar me anë të mendjes.

Lufta dhe paqja rriten sëbashku në një kërcim të pafundëm; ata janë një vazhdimësi. Njëra gjysmë, nuk mund të ekzistojë pa gjysmën tjetër. Ashtu siç drita nuk mund të ekzistojë pa errësirën dhe e sipërmja nuk mund të ekzistojë pa të poshtmen. Bota duket sikur kërkon dritën pa errësirën, përmbushjen pa zbarazëtinë, lumturinë pa trishtimin. Sa më shumë përfshihet mendja, në aq më shumë fragmente ndahet bota. Çdo zgjidhje që vjen nga mendja egoiste, udhëhiqet nga ideja se ekziston një problem aty dhe si rezultat, zgjidhja bëhet një problem akoma më i madh sesa problemi që po përpiqej të zgjidhte. Ajo të cilën ju e rezistoni, bëhet më këmbëngulëse.

Zgjuarsia njerëzore ka krijuar antibiotikë të rinj vetëm që ta detyrojë natyrën të bëhet më dredharake si dhe bakteret të bëhen më rezistente. Pavarësisht përpjekjeve tona maksimale në këtë luftë të përgjithshme, prevalenca e kancerit në fakt po rritet, numri i të uriturve rritet vazhdimisht, numri i terroristëve që sulmojnë vazhdon të rritet.

Ku qëndron problemi me përqasjen tonë? Ashtu si nxënësi i magjistarit në poemën e Goeth, ne mbajmë një fuqi të madhe, por nuk kemi mençurinë e duhur për ta përdorur. Problemi është se ne nuk e kuptojmë mjetin që po përdorim. Ne nuk e kuptojmë mendjen njerëzore dhe rolin e qëllimin e saj.

Kriza ka lindur nga mënyra e kufizuar me të cilën mendojmë, ndjejmë dhe e përjetojmë jetën. Racionalizmi jonë na ka grabitur aftësinë tonë për të njohur dhe përjetuar urtësinë e shumë kulturave të lashta. Të menduarit egoist na ka grabitur aftësinë për të ndjerë thellë shenjtërinë e jetës, fuqisë së jetës dhe të kuptuarit në total nivelet e ndryshme të koshiencës, që tani janë pothuajse të humbura për njerëzit. Në traditën e lashtë Egjipiane, Neters ishin forma tipike, karakteristikat e të cilave mund të mishëroheshin nga ata që pastronin unin e tyre fizik dhe shpirtëror, në atë lloj forme që të ishin të përshtatshëm të përvetësonin vetëdijen. Neteri origjinal, apo parimi hyjnor i kësaj urtësie, njihej si Thot-i ose Tehuti. Shpesh përshkruhet si një shkrimtar me kokën si të zogut ose Ibis dhe përfaqësonte origjinën e gjithë dijes dhe urtësisë. Thot-i mund të përshkruhet parimi kozmik i të menduarit, ose mendimit. Thot-i na dha neve gjuhën, konceptet, shkrimin, matematikën dhe të gjitha artet dhe manifestimet e mendjes. Vetëm ata të cilët kishin bërë trajnime të veçanta, ishin të lejuat të aksesonin dijen e çmuar të Thot-it.

Libri i Thot-it nuk është një libër fizik, por është dija e akashic, apo e sferës astralo-eterike. Legjenda thotë se dija Thot-it fshihej thellë në një vend sekret brenda çdo qenie njerëzore dhe mbrohej nga një gjarpër i florinjtë. Miti shumëvjeçar i gjarprit apo dragoit rojtar të thesarit, është ai që ka depërtuar në shumë kultura dhe ka pasur emra të ndryshëm si kundalini shakti, çi, fryma e shenjtë dhe energjia e brendshme. Gjarpri i florinjtë personifikon egon që është e lidhur me energjitë e brendshme dhe deri sa ta zotërojmë dhe kapërcejmë atë, shpirti nuk do jetë kurrë i aftë të marrë dijen e vërtetë. Thuhej se libri i Thot-it nuk solli asgjë tjetër veçse vuajtje te çdokush që e kishte lexuar, megjithatë ata do të zbulonin sekretet e zotave dhe çdo fshehtësi të yjeve. Ajo që duhet kuptuar, është se libri i solli vuajtje atyre personave që e lexuan ku egoja e tyre u përpoq ta kontrollonte. Në traditën Egjiptiane, zgjimi i vetëdijes përfaqësohej nga Osiris.

Pa këtë zgjim të vetëdijes, çdo dije apo kuptueshmëri e marrë nga vetja e kufizuar do të ishte e rrezikshme dhe e shkëputur nga dija supreme. Syri i Horusit duhet të hapet! Domethënia ezoterike (fshehtë) që ne gjejmë këtu, është e ngjashme me historinë e njohur të “rënies” në kopshtin e Edenit.

Libri i Thot-it paralelizon librin e njohurisë të së mirës dhe së keqes, frutat e të cilit tunduan Adamin dhe Evën. Njerëzimi e ka ngrënë tashmë frutën e ndaluar, e ka hapur tashmë librin e Thot-it dhe janë përzënë nga kopshti. Gjarpri është një metaforë për spiralen primare që zgjatet nga mikrokozmosi deri tek makrokozmosi. Sot gjarpri po jeton si ti. Ai është mendja egoiste, i shprehur si manifestim i botës. Kurrë më parë nuk kemi pasur akses në kaq shumë dije. Kemi shkuar thellë në botën materiale, madje kemi gjetur të ashtuquajturën “grimcën e Zotit”, por nuk kemi qenë kurrë më parë kaq të kufizuar, kaq të paditur se kush jemi, si të jetojmë dhe nuk kuptojmë mekanizmat me të cilat ne krijojmë vuajtjen.

Të menduarit e tonë e ka krijuar botën siç është tani. Sa herë që ne e etiketojmë diçka si të keqe apo të mirë, apo krijojmë preferenca në mendjet tona, kjo rrjedh nga ardhja në jetë e egos ose interesave vetjake. Zgjidhja nuk është të luftojmë për paqen apo të mundim natyrën, por thjeshtë të njohim të vërtetën; se esenca e ekzistimit të egos krijon duaitet, një ndarje midis meje dhe tjerëve, times dhe tëndes, njeriut dhe natyrës, të brendshmes dhe të jashtmes. Egoja është dhunë; ka nevojë për barrierë, një ndarje nga të tjerët, në mënyrë që të ekzistojë.

Pa egon, nuk ka asgjë për tu luftuar. Nuk ka arrogancë, nuk ka pushtim të natyrë për të krijuar përfitime. Këto kriza të jashtme në botën tonë, reflektojnë një krizë serioze të brendshme; ne nuk e dimë se kush jemi. Ne jemi totalisht të identifikuar me karakteret tona egoiste, të konsumuara nga frikërat dhe janë ndërprerë nga natyra jonë e vërtetë.

Rracat, fetë, shtetet, politikat, çdo grup të cilit i përkasim, të gjitha janë përforcime të karaktereve tona egoiste. Pothuajse çdo grupim që ekziston sot në planet, do të pohoje se këndvështrimi i tyrë është i vërtetë dhe i saktë, ashtu siç bëjmë edhe në nivel personal. Duke pohuar të vërtetën si të veten, grupimi e përjetëson ekzistencën e vet në të njëjtën mënyrë siç egoja e përcakton veten kundrejt të tjerëve.

Tani më shumë se kurrë, realitete të ndryshme dhe sisteme besimi të polarizuara po bashkëjetojnë në tokë. Ekziston mundësia që njerëz të ndryshëm të përjetojnë mendime dhe ndjesi të ndryshme për të njejtin fenomen. Në të njëjtën mënyrë, samsara dhe nirvana, parajsa dhe ferri, janë dy dimensione të ndryshme që okupojnë të njëjtën tokë. Një ngjarje që mund të duket apokaliptike për një person, për një tjetër mund të duket si bekim. Kështu që, ajo çka duhet të kemi të qartë është se rrethanat e tua fizike nuk duhet të ndikojnë në botën tuaj të brendshme në asnjë lloj mënyre. Të kuptosh Samadh-in duhet të bëhesh një rrotë vetëlëvizëse, duhet të bëhesh autonom, një univers brenda vetes. Eksperienca e jetës suaj, nuk merr pjesë në ndryshimin e fenomenit.

Një analogji mund të bëhet me kubat e Metatronëve. Metatron përmendet në disa tekste të lashta Kristiane, Islamike dhe Hebreje dhe lidhet mirë me Thot-in Egjiptian, si dhe me Hermesin e Greqisë. Metatroni lidhet ngusht me tetragramin. Tetragrami është forma gjeometrike thelbësore, tempulli, apo fillimi i realitetit fizik e cila është quajtur fjala e Zotit ose Logosi. Këtu shohim një figurë dydimensionale, por nëse e shikon në një mënyrë tjetër, mund të kub 3D. Kur e shikoni kubin, asgjë nuk ka ndryshuar në figurë, por mendja juaj ka shtuar një dimension të ri në optikën tuaj.

Dimensionaliteti apo këndvështrimi, është thjeshtë një çeshtje që ka të bëje me të mësuarit e të parit të botës në plane të reja.  

—————————————————————
P ENDRFUNDIMI I SUBTITEVE TS TRANSLATUAR
—————————————————————-

| Albanian | Arabic | Bulgarian | Chinese | Croatian | Czech | Dutch | English | Finnish | French | German | Greek | Hindi | Hungarian | Indonesian | Italian | Khmer | Korean | Lithuanian | Macedonian | Persian | Polish | Portuguese | Romanian | Russian | Serbian | Sinhala | Slovak | Spanish | Swedish | Thai | Turkish | Vietnamese |

This Area is Widget-Ready

You can place here any widget you want!

You can also display any layout saved in Divi Library.

Let’s try with contact form: