
Filmat Samadhi
Seria e videove Samadhi përbëhet nga katër filma artistikë.
-
Samadhi 1 – “Maya, Iluzioni i Vetvetes”
Ky film është një eksplorim se pse Samadhi – bashkimi i të gjitha niveleve të vetes – është më i rëndësishëm tani se kurrë.
-
Samadhi Pjesa 2 – (Nuk Është Ashtu Si Mendoni)
Samadhi fillon me një kërcim në të panjohurën. Në traditat e lashta, për të realizuar Samadhin, thuhej se dikush duhej në fund të fundit ta kthente vetëdijen larg nga të gjitha objektet e njohura; nga të gjitha fenomenet e jashtme, mendimet dhe ndjesitë e kushtëzuara, drejt vetë vetëdijes.
-
Samadhi Pjesa 3, “Shtegu pa Shteg”
Shtegu je ti dhe çdo pengesë në shteg je ti. Shtegu drejt Samadhit nuk është lloji i shtegut ku vësh një këmbë para tjetrës për të arritur në një destinacion. Shtegu është heqja e iluzionit, zgjimi për atë se kush jeni saktësisht.
-
Samadhi Pjesa 4 – Sadhana
“Sadhana” është një fjalë e lashtë sanskrite që tregon praktikat që çojnë në zgjimin e natyrës suaj të vërtetë, dhe përtej zgjimit, drejt çlirimit. Ne angazhohemi në sadhana për të mbërritur në mbretërinë që është këtu tani, dhe për të gjetur paqen e vërtetë që nuk varet nga asgjë në matriksin e mendjes së kushtëzuar.



